Programi i studimit të ciklit të tretë Doktoratë në “Shkenca Sociale dhe të Sjelljes”, pranë Fakultetit të Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare është program i riorganizuar i Doktoratës në “Shkenca Sociale” me Urdhër të Ministrit Arsimit dhe Sporteve, Nr. 111, datë 04/03/2022.
KRITERET E PRANIMIT NË PROGRAMIN E STUDIMIT
Aplikanti duhet:
- Të ketë fituar diplomën ‘Master i shkencave” ose “Master i Arteve”, apo diplomë të barasvlershme të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente, në fushë të njëjtë ose të përafërt me studimet e doktoratës;
- Të ketë njohje të gjuhës së huaj (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht ose spanjisht) në nivelin B2, vërtetuar përmes testeve të njohura ndërkombëtare të cilat i përkasin një periudhe jo më vonë se 2 vjet nga koha e lëshimit të tyre. Nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.
- Të ketë notë mesatare të përgjithshme në ciklin më të lartë të studimeve 8 e lart, e llogaritur në bazë të grup-lëndëve karakterizuese të programit të studimit.
- Të jetë personel akademik i Universitetit Europian të Tiranës, ose personel akademik në një tjetër Institucion të Arsimit të Lartë, ose personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar.
- Të marrë përsipër përmbushjen e standardeve shkencore, akademike, ligjore dhe etike.
- Aplikanti duhet të hartojë një Projekt propozim bazuar në fushat e detajuara të programit të doktoratës dhe projektit kërkimor të drejtuesit të grupit, preferuar nga ai për udhëheqje.
Fushat e detajuara të programit të doktoratës, drejtuesit dhe projektet kërkimore
NËNFUSHA | FUSHAT E DETAJUARA TË PROGRAMIT DOKTORAL |
ISCED Code SHKENCA SOCIALE | ISCED Code 0311 EKONOMIKS (Ekonometri,Histori ekonomike, Ekonomiks, Ekonomi ndërkombetare, Makro ekonomi, Politikë ekonomike. Buxheti kombëtar) |
ISCED Code 0312 SHKENCA POLITIKE DHE EDUKIM QYTETAR (Edukim qytetar; Të drejtat e njeriut; Marrëdhënie ndërkombetare; Studime të paqes dhe konflikteve; Histori Politike; Shkenca Politike; Politikat publike) | |
ISCED Code 0313 PSIKOLOGJI (Shkenca konjitive, Psikoanalizë, Psikologji, Psikoterapi) | |
ISCED Code SOCIOLOGJI DHE STUDIME KULTURORE |
Për informacione të mëtejshme kontaktoni: [email protected]
PUBLIKIME DOKTORALE