Politika e Privatësisë
Objekti dhe Qëllimi i Politikës
1. Politika e Privatësisë ka për qëllim të përcaktojë rregullat dhe standardet për mbledhjen, përpunimin, ruajtjen, mbrojtjen dhe shpërndarjen e të dhënave personale nga Universiteti Europian i Tiranës (UET). Këto të dhëna administrohen në funksion të detyrave akademike, administrative dhe ligjore të UET, gjatë përdorimit të faqes së internetit apo çdo platforme tjetër digjitale që i shërben aktivitetit të tij.
2. Kjo Politikë bazohet në Ligjin nr. 124/2024 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", Ligjin nr. 80/2015 "Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë", aktet nënligjore në fuqi, si dhe në Rregulloren e Bashkimit Europian për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR).
Kontrolluesi i të Dhënave Personale
1. Kontrolluesi i të dhënave personale, në përputhje me Ligjin nr. 124/2024, është UET, i cili vepron në bazë të kuadrit ligjor për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë, Statutit dhe Rregullores së tij.
2. UET, në cilësinë e kontrolluesit të të dhënave, është përgjegjës për përcaktimin e qëllimeve dhe mjeteve të përpunimit të tyre.
Kategoritë e të Dhënave të Mbledhura
- Të dhëna identifikuese: emër, mbiemër, datëlindje, shtetësi, numër identifikimi;
- Të dhëna kontakti: adresë, numër telefoni, email;
- Të dhëna të tjera në aplikim: referenca dhe çdo dokument/të dhënë e dorëzuar nga subjekti/studenti;
- Të dhëna akademike: notat, certifikatat, diploma, historia arsimore, etj.;
- Të dhëna financiare: pagesat e tarifave të shkollimit, bursat;
- Të dhëna të tjera gjatë studimeve: vlerësimet gjatë procesit akademik, ese, punime të ndryshme, produkt apo të dhëna të ndryshme të dorëzuara, si dhe çdo të dhënë që lidhet me këtë proces;
- Të dhëna sensitive: të dhëna shëndetësore vetëm në rastet kur është e domosdoshme dhe në përputhje me ligjin;
- Të dhëna përdorimi: adresa IP, identifikuesit e pajisjeve, logimet e sistemit.
Qëllimi i Përpunimit të të Dhënave
- Përpunimi i aplikimeve, regjistrimeve, diplomimeve si dhe për qëllime të ndryshme gjatë ecurisë akademike;
- Administrimi i procesit të pranimeve;
- Përmbushja e detyrimeve ligjore dhe institucionale;
- Përmbushja e detyrimeve që rrjedhin nga legjislacioni për përmirësimin e sistemeve të operimit online.
Të Drejtat e Subjektit të të Dhënave
UET garanton ushtrimin e të drejtave të subjektit të të dhënave, në përputhje me Ligjin nr. 124/2024, aktet nënligjore në fuqi dhe GDPR.
- E drejta e informimit: Subjekti ka të drejtë të informohet mbi qëllimin, bazën ligjore dhe mënyrën e përpunimit të të dhënave të tij personale.
- E drejta e aksesit: Subjekti ka të drejtë të dijë nëse dhe si po përpunohen të dhënat e tij personale dhe të kërkojë akses në këto të dhëna.
- E drejta për korrigjim dhe fshirje: Subjekti ka të drejtë të kërkojë korrigjimin e të dhënave të pasakta, plotësimin e të dhënave të paplota si dhe fshirjen e tyre, në përputhje me dispozitat ligjore.
- E drejta për t’u harruar: Subjekti ka të drejtë të kërkojë fshirjen e të dhënave të tij personale, përfshirë çdo kopje apo lidhje me to, kur këto të dhëna nuk janë më të nevojshme për qëllimet për të cilat janë mbledhur ose kur përpunimi i tyre dëmton rëndë reputacionin e subjektit.
- E drejta për kufizimin e përpunimit: Subjekti ka të drejtë të kërkojë kufizimin e përpunimit të të dhënave të tij personale në rastet e parashikuara me ligj.
- E drejta për transferueshmërinë e të dhënave: Subjekti ka të drejtë t’i marrë të dhënat e tij personale në një format të strukturuar, të zakonshëm dhe të lexueshëm nga pajisjet elektronike, si dhe t’i transferojë ato te një kontrollues tjetër pa pengesa.
- E drejta për të kundërshtuar: Subjekti ka të drejtë të kundërshtojë në çdo kohë përpunimin e të dhënave të tij personale për arsye që lidhen me situatën e tij të veçantë, veçanërisht kur ato përdoren për qëllime marketingu të drejtpërdrejtë, përveç rasteve kur UET ka arsye të ligjshme për përpunim.
- E drejta për të mos iu nënshtruar vendimeve të automatizuara: Subjekti ka të drejtë të mos i nënshtrohet një vendimi të bazuar vetëm në përpunim automatik, i cili prodhon pasoja të rëndësishme ligjore ose ndikon ndjeshëm në të, përveç rasteve të lejuara shprehimisht nga ligji.
Marrja e Pëlqimit
1. UET sigurohet që pëlqimi për përpunimin e të dhënave personale të jepet në mënyrë të lirë, të qartë dhe transparente, pa asnjë formë detyrimi, presioni apo ndikimi që cenon vullnetin e lirë të studentit apo subjektit të të dhënave.
2. Studenti/Subjekti ka të drejtë të tërheqë pëlqimin në çdo moment, pa pengesa dhe me të njëjtën lehtësi me të cilën ai është dhënë.
Masat e Sigurisë
UET zbaton masa të përshtatshme teknike dhe organizative për të siguruar mbrojtjen e të dhënave personale nga rreziqet, në përputhje me kërkesat ligjore. Këto masa përfshijnë:
- Pseudonimizimin dhe enkriptimin e të dhënave personale;
- Mbrojtjen e konfidencialitetit, integritetit dhe qasjes së kontrolluar;
- Rivendosjen e shpejtë të aksesit në të dhëna në rast incidentesh teknike ose sigurie;
- Vlerësimin dhe përditësimin e rregullt të këtyre masave për të garantuar efektivitetin e tyre.
Cookie-t
UET përdor cookie dhe teknologji të ngjashme për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë të internetit. Cookie-t janë skedare të vogla teksti që ruhen në pajisjen tuaj. Ne përdorim Cookie-t për qëllime si:
- Cookie-t e nevojshme: Për të siguruar funksionimin bazë të faqes, si siguri dhe navigim në faqe.
- Cookie-t e performancës dhe analitikës: Për të mbledhur informacione se si përdoret faqja, shlyerë gabimet dhe për të përmirësuar performancën.
- Cookie-t funksionale: Për të ruajtur preferencat tuaja, si gjuhën ose paraqitjen e faqes.
Kontakte
Për çdo informacion të nevojshëm, mund të na kontaktoni në çdo kohë në adresat e mëposhtme:
Universiteti Europian i Tiranës (UET)
Adresa: Rruga “Xhanfize Keko”, Nr. 56, Tiranë, Shqipëri
Email: [email protected]
Tel: +355 68 201 6616, +355 68 903 7765
Privacy Policy
Purpose and Scope of the Policy
1. This Privacy Policy aims to define the rules and standards for collecting, processing, storing, protecting, and sharing personal data by the European University of Tirana (UET). These data are managed in line with UET’s academic, administrative, and legal duties, during the use of its website or any other digital platform serving its activities.
2. This Policy is based on Law no. 124/2024 "On the Protection of Personal Data", Law no. 80/2015 "On Higher Education and Scientific Research in Higher Education Institutions in the Republic of Albania", applicable sub-legal acts, as well as the European Union’s General Data Protection Regulation (GDPR).
Data Controller
1. The Data Controller, in accordance with Law no. 124/2024, is UET, which operates under the legal framework for higher education in the Republic of Albania, its Statute, and its Regulations.
2. As Data Controller, UET is responsible for determining the purposes and means of processing personal data.
Categories of Collected Data
- Identification data: first name, last name, date of birth, nationality, identification number;
- Contact data: address, phone number, email;
- Other application data: references and any documents/information submitted by the subject/student;
- Academic data: grades, certificates, diplomas, educational history, etc.;
- Financial data: tuition fee payments, scholarships;
- Other data during studies: evaluations during the academic process, essays, various papers, projects, or any other information related to this process;
- Sensitive data: health data only when necessary and in compliance with the law;
- Usage data: IP address, device identifiers, system logs.
Purpose of Data Processing
- Processing applications, registrations, graduations, as well as various purposes during the academic journey;
- Managing the admissions process;
- Fulfilling legal and institutional obligations;
- Complying with obligations arising from legislation to improve online operating systems.
Data Subject Rights
UET ensures the exercise of data subject rights in compliance with Law no. 124/2024, applicable sub-legal acts, and GDPR.
- Right to be informed: The subject has the right to be informed about the purpose, legal basis, and manner of processing their personal data.
- Right of access: The subject has the right to know whether and how their personal data are being processed and to request access to these data.
- Right to rectification and erasure: The subject has the right to request the correction of inaccurate data, completion of incomplete data, and their deletion, in accordance with legal provisions.
- Right to be forgotten: The subject has the right to request the deletion of their personal data, including any copies or links to them, when such data are no longer necessary for the purposes for which they were collected or when their processing seriously damages the subject’s reputation.
- Right to restriction of processing: The subject has the right to request restriction of processing their personal data in cases provided by law.
- Right to data portability: The subject has the right to receive their personal data in a structured, commonly used, and machine-readable format and to transfer them to another controller without hindrance.
- Right to object: The subject has the right to object at any time to the processing of their personal data for reasons related to their particular situation, especially when used for direct marketing purposes, unless UET has legitimate grounds for processing.
- Right not to be subject to automated decisions: The subject has the right not to be subject to a decision based solely on automated processing that produces legal effects concerning them or significantly affects them, except as permitted by law.
Obtaining Consent
1. UET ensures that consent for processing personal data is given freely, clearly, and transparently, without any form of obligation, pressure, or influence that undermines the free will of the student or data subject.
2. The student/data subject has the right to withdraw consent at any time, without obstacles and with the same ease with which it was given.
Security Measures
UET implements appropriate technical and organizational measures to ensure the protection of personal data from risks, in accordance with legal requirements. These measures include:
- Pseudonymization and encryption of personal data;
- Protection of confidentiality, integrity, and controlled access;
- Rapid restoration of access to data in case of technical or security incidents;
- Regular assessment and updating of these measures to ensure their effectiveness.
Cookies
UET uses cookies and similar technologies to improve your experience on our website. Cookies are small text files stored on your device. We use cookies for purposes such as:
- Necessary Cookies: To ensure basic website functions, like security and page navigation.
- Performance and Analytics Cookies: To collect information on how the site is used, troubleshoot issues, and improve performance.
- Functional Cookies: To remember your preferences, such as language or site layout.
Contact
For any necessary information, you can contact us at any time at the following addresses:
European University of Tirana (UET)
Address: Rruga “Xhanfize Keko”, Nr. 56, Tirana, Albania
Email: [email protected]
Phone: +355 68 201 6616, +355 68 903 7765
```