Universiteti Europian i Tiranës të ofron mundësinë për të zhvilluar mësim me pedagogët më të mirë shqiptarë si edhe shumë profesorë të ftuar nga universitetet më të mira të Evropës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilët UET ka marrëveshje partneriteti. Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, eksperiencave ndërkombëtare dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit. Bashkohu me ne për të pasur akses në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë gjatë studimit që UET të ofron.

Mbështetur në ligjin për arsimin e lartë, në Shqipëri programet në fushën e drejtësisë dhe arkitekturës ofrohen si programe të integruara të ciklit të dytë, që do të thotë programe ku studimet Bachelor dhe Master janë të integurara në një program të vetëm. Programet e integruara të studimit ofrohen me 300 kredite dhe kanë kohëzgjatje normale 5 (pesë) vite akademike. Punimi i diplomës është detyrimi përfundimtar i programit, i cili përgatitet nën udhëheqjen e një lektori ose profesori dhe mbrohet përpara një komisioni vlerësimi. Në përfundim të studimeve lëshohet diplomë “Master i shkencave” në fushën e arsimimit të kryer.

FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE

Programet e studimit

“Drejtësi - Program 5-vjeçar”
(kliko këtu për të parë programin)

FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS DHE ARKITEKTURËS

Programet e studimit

“Arkitekturë - Program 5-vjeçar”
(kliko këtu për të parë programin)