PROGRAMI I MADH KËRKIMOR 2021-2025:
ZHVILLIMI I TREGJEVE: UNIVERSITETI - KËRKIMI- SHTETI.

Brenda këtij programi kërkimor janë 5 Projektet e Mëdha Kërkimore (PMK) që përbëjnë shtyllën e kërkimit shkencor në UET, drejtohen nga senior kërkuesit dhe kanë për qëllim ndërdisiplinaritetin e kërkimit.

Nën PMK-të, janë grupet kërkimore të cilët kanë për qëllim materializimin e PMK-ve dhe realizimin e studimeve empirike të cilat – njëkohësisht – përmbushin objektivat e PMK-së dhe janë në koherencë me akset kërkimore individuale të kërkuesve shkencor të përfshirë në PMK. Grupet kërkimore shërbejnë gjithashtu edhe si ‘strehë’ për doktorantët të cilët atashohen pranë një grupi kërkimor dhe zhvillojnë pranë tyre punimin doktoral. Grupet kërkimore, duke qenë se janë në linjë me PMK-të dhe strehojnë doktorantët, kanë projekte kërkimore jo më të shkurtra se tre vjet.

Ky organizim kapilar inkurajon kërkimin, mundëson ndërdisiplinaritetin si dhe orienton kërkuesit drejt atyre çeshtjeve të cilat kanë rëndësi për UET dhe partnerët jashtë UET.

Projektet e Mëdha Kërkimore (PMK):

  1. Modeli i ri ekonomik në Shqipëri
  2. Shteti dhe e drejta në transformim
  3. Roli i individit në zhvillimin e shoqërisë shqiptare
  4. Impakti i inovacionit në industri e shërbime
  5. Sfidat dhe e ardhmja në fushat mjekësore

Projektet e mëdha kërkimore (PMK)

Impakti i inovacionit në industri e shërbime

FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS DHE ARKITEKTURËS

Sfidat dhe e ardhmja në fushën e mjekësisë

FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMIT DHE ARTEVE LIBERALE