Rreth UET

Fakte dhe shifra

UET, ISHULL EKSELENCE DHE UNIVERSITET I TË GJITHËVE

Me një përvojë më shumë se 15 vjeçare në arsimin e lartë dhe me parametra të certifikuar, UET ofron të gjitha kapacitetet dhe garancitë për të qenë një ishull ekselence dhe për t’i dhënë studentëve, pedagogëve, kërkuesve shkencorë, prindërve dhe aktorëve të tjerë shoqërorë një hapësirë bashkëpunimi për projektet, idetë dhe ëndrrat e tyre. UET ka diplomuar tashmë më shumë se 15000 studentë në tri ciklet e studimit: Bachelor, Master dhe Doktoraturë. Në auditorët e UET kanë kaluar më shumë se 25 mijë studentë. Të gjitha programet e studimit janë të licencuara dhe të akredituara. Akreditimet ndërkombëtare kanë certifikuar cilësinë e Universitetit Europian të Tiranës. Rankimi i parë është kryer nga Agjencia Gjermane CHE, akreditimi i parë ishte ai i programeve të doktoratës nga APAAL me pjesëmarrjen e ekspertëve austriakë:
Prof. Dr. Hans Kochler dhe Prof. Dr. Christian Brunner, ndërsa ri-akreditimi më i fundit u krye nga QAA (Agjencia e Sigurimit të Cilësisë) me rezultatin final “Fully Met”, shkëlqyeshëm në pesë komponentët e kërkuar nga Agjencia Britanike.

+25000 studentë të rregjistruar në 10 vite akademikë

3500 bursa të akorduara nga UET në vite, të plota/ të pjesshme

500 studentë të UET kanë kryer një cikël studimi jashtë Shqipërisë

6 milion Euro kontributi i UET për përgjegjësinë sociale

750 mijë Euro buxheti i kërkimit shkencor në vit, grante/ botime

500 libra të botuar nga UET Press

1000 pedagogë kanë qenë pjesë e UET në pesëmbëdhjetë vite

6500 studentë të diplomuar në Bachelor

7250 studentë të diplomuar në Master

775 doktor shkencash

MISIONI

Misioni ynë është, t’u japim studentëve një edukim cilësor, duke përthyer në të rezultatet e një kërkimi shkencor të vlefshëm, t’i shërbejmë dijes së shoqërisë shqiptare nëpërmjet mësimdhënies, kreativitetit, përdorimit të arritjeve më të mira të shkencës, si dhe partneriteteve me tregun e punës e atyre ndërkombëtare.
Të jemi një universitet lider për zhvillimin e dijes në shoqërinë shqiptare, një qendër ekselence në formimin akademik të studentëve tanë, një qendër ekspertize të specializuar në fushën e studimeve shoqërore – politike, ekonomike dhe juridike në vend, me ndikim në rajon e më gjerë, si dhe një qendër ekselence për kërkimin shkencor në drejtimet specifike ku zotërojmë potencial.

VIZIONI

Në përputhje me synimin për përforcimin e ndërkombëtarizimit, zhvillimit të projekteve dhe kërkimit shkencor, si edhe në vazhdim të përvojës së suksesshme me iniciativën “Senior & Young Researcher”, UET ka përditësuar strategjinë e kërkimit shkencor për 2017-2020 e cila është aprovouar nga Senati Akademik. Kështu UET ka institutcionalizuar dhe përmirësuar një sistem të angazhimit, kontraktimit, matjes dhe vlerësimit të punës kërkimore shkencore të anëtarëve të personelit akademik në përpjekje për të përforcuar dimensionin e kërkimit shkencor në UET. Nëpërmjet kësaj strategjie UET synon shndërrimin në një qendër ekspertize në fushën e studimeve shoqërore, humane, juridike, ekonomike dhe teknologjisë së informacionit. Synim i mëtejshëm është kthimi i UET në një qendër ekselence që të japë produkt cilësor kërkimor me kontribut të rëndësishëm në planin kombëtar dhe me impakt rajonal. Këto synime, UET përpiqet t’i realizojë nëpërmjet bashkëpunimit me partnerë të besueshëm kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Kërkimi shkencor në UET është gjithashtu në funksion të rritjes cilësore të mësimdhënies e mësim-nxënies nëpërmjet ngritjes së kualifikimit dhe ekspertizës së stafit akademik, transferimit të arritjeve bashkëkohore në fushën e shkencës tek studentët si dhe përfshirjes së këtyre të fundit në veprimtari kërkimore.

PUNËSIMI NË UET

Institucionet e Arsimit të Lartë sot në kuadër të ndërkombëtarizimit, konkurrencës si dhe në kushtet e rritjes e autonomisë institucionale, janë gjithnjë në ndryshim. Këto ndryshime lidhen domosdoshmërisht me përgjegjësi të reja të cilat kërkojnë aftësi dhe kompetenca menaxheriale dhe lidershipi. Në këtë kuadër përgjegjësia e UET ndaj punonjësve të tij ka ndryshuar, kundrejt stafit akademik dhe administrativ, për t’u bërë më kokurues në një mjedis kaq kompleks. Universiteti Europian i Tiranës ka pjesë të strategjisë së tij rekrutimin e vazhdueshëm të burimeve njerëzore, nisur nga fakti se burimet njerëzore janë pasuria më e vlefshme në çështjet universitare.

Për thirrjet aktuale për punësim stafi pedagogjik kliko këtu!

Thirje për aplikim pranë zyrës së Projekteve dhe Partneriteteve kliko këtu

Punësim & Internship për studentë

Universiteti Europian i Tiranës ka prioritet të tij nxjerrjen e studentëve të kualifikuar në tregun e punës, mbështetjen dhe ndjekjen e karrierës së tyre hap pas hapi.

Studentët dhe të diplomuarit në UET janë ndër më të kërkuarit në tregun e punës. Një nga pikat tona të forta është mundësia e gjerë e praktikimit, e cila jep përparësi në tregun e punës. Kjo është një listë e shkurtër e atyre që u besojnë studentëve tanë: Kompani private / Administratë Publike / Media / Përfaqësi diplomatike / Institucione të pavarura

Në kuadër të ofrimit të mundësive për studentët, UET ka krijuar Programin 500+ i cili është një vazhdim i iniciativës për të qenë i shndërruar në universitet i biznesit. Ky projekt përfshin 500 kompanitë më të mëdha në vend sipas klasifikimit zyrtar dhe është një projekt i gjerë bashkëpunimi 5 vjeçar në aspekte të ndryshme. UET si një universitet privat duke thelluar dhe materializuar kooperimin me biznesin dhe tregun e punës ofron për të gjitha këto kompani një gamë shërbimesh dhe procesesh që kanë të bëjnë me natyrën e institucionit, detyrat dhe qëllimet që kanë këto biznese.