UET të ofron mundësinë për të studiuar me pedagogët më të mirë shqiptarë si edhe shumë profesorë të ftuar nga universitetet më të mira të Evropës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilët UET ka marrëveshje partneriteti. Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, eksperiencave ndërkombëtare dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit. Bashkohu me ne për të pasur akses në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë gjatë studimit që UET të ofron. Të ardhmen mund ta planifikosh duke u nisur nga lista e programeve Bachelor që mundësojnë 5 Fakultetet e UET.

Detyrimet akademike për studentin
Frekuentimi i procesit mësimor (leksione, seminare, leksion/seminare) në programet e ciklit të parë të studimeve, Bachelor, është i detyrueshëm në masën 60% (gjashtëdhjetë). Frekuentimi i orëve laborator dhe praktika mësimore është i detyrueshëm në masën 100% (njëqind). Ky frekuentim është parakusht për t’u futur në provimet përfundimtare.

Diplomimi
Mbrojtja e diplomës është detyrimi përfundimtar për diplomimin e studentit. Mbrojtja bëhet përmes paraqitjes së një punimi diplome ose dhënies së një Provimi të Përgjithshëm Përfundimtar.

Punimi i diplomës duhet të ketë 9-10 mijë fjalë. Studenti nuk pritet të bëjë punë të thelluar në terren ose të kontribuojë në një debat teorik/konceptual, por të aplikojë një model/teori të caktuar në një rast të veçantë, duke u bazuar kryesisht në burime dytësore/literaturë. Qëllimi i këtij punimi është të shfaqë aftësitë e studentit për të mbledhur dhe vlerësuar informacionin, për të analizuar në mënyrë teorike faktet e mbledhura, si dhe për t’i paraqitur përfundimet e arritura në një format akademik. Diploma zhvillohet me ndihmën e një profesori që e udhëheq studentin deri në finalizimin e temës së diplomës.

FAKULTETI I EKONOMISË BIZNESIT DHE ZHVILLIMIT

Programet e studimit


“Financë” (Shqip dhe Anglisht) me profil:
“Bankë”; “Kontabilitet” ; “Informatikë Ekonomike”
(kliko këtu për të parë programin)

“Menaxhim Biznesi” me profil:
“Menaxhim i Organizatave” ; “Marketing” ; “Turizëm” ; “Informatikë Ekonomike”
(kliko këtu për të parë programin)

“Informatikë Ekonomike” (Shqip dhe Anglisht)
(kliko këtu për të parë programin)

FAKULTETI I SHKENCAVE JURIDIKE, POLITIKE DHE MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE

Programet e studimit

“Marrëdhënie Ndërkombëtare” me profil:
“Siguri” ; “Studime Europiane”
(kliko këtu për të parë programin)

“Shkenca Politike” me profil:
“Administratë publike” ; “Gazetari” ; “Studime Europiane”
(kliko këtu për të parë programin)

FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE, EDUKIMIT DHE ARTEVE LIBERALE

Programet e studimit

“Komunikim” me profil: “Marrëdhënie Publike” ; “Gazetari” ; “Grafikë – Dizajn” ; "Marketing”
(kliko këtu për të parë programin)

“Arte Pamore” me profil: “Grafikë – Dizajn” ; “Multimedia”
(kliko këtu për të parë programin)

“Psikologji” me profil: "Shëndet Mendor"
(kliko këtu për të parë programin)

“Arte Muzikore” me profil: “Piano” ; “Kanto”
(kliko këtu për të parë programin)

“Arte Skenike” me profil: “Regji” ; “Aktrim” ; “Balet”
(kliko këtu për të parë programin)

“Arsim Parashkollor”
(kliko këtu për të parë programin)

“Edukim Fizik dhe Sporte” me profil: “Atletikë” ; “Gjimnastikë” ; “Futboll” ; “Lojëra me Dorë”
(kliko këtu për të parë programin)

“Filozofi”, me profil: “Filozofi Politike”
(kliko këtu për të parë programin)

FAKULTETI I INXHINIERISË, INFORMATIKËS DHE ARKITEKTURËS

Programet e studimit

“Teknologji Informacioni” me profil: “Informatikë Ekonomike” ; “Hartim Software”
(kliko këtu për të parë programin)

“Inxhinieri Informatike”me profil: “Inxhinieri Telekomunikacioni” ; “Hartim Software-sh” në gjuhën shqipe ; “Hartim Software-sh” në gjuhën angleze
(kliko këtu për të parë programin)

“Inxhinieri Industriale”me profil: “Inxhinieri Elektrike” ; “Inxhineri Mekanike”
(kliko këtu për të parë programin)

“Inxhinieri Ndërtimi”
(kliko këtu për të parë programin)

FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE