12
Dhj, 2021
Të zgjedhësh mjekësinë si profesion
Të zgjedhësh mjekësinë si profesion
Shëngjin, Lezhë - 12:00 pm
26
Sht, 2021
BUJQËSIA është rikthyer
BUJQËSIA është rikthyer
Dardhë, Korçë - 12:00 pm
01
Mar, 2020
Human vs Technology
Human vs Technology
VM Resort, Golem, Durrës - 12:00 pm

Shkollat sezonale në UET

Shkolla e Humaniteteve, Shkolla e Biznesit me takimet liberale në Dardhë, Shkolla dimërore e Inovacionit, Shkolla e Shëndetit Publik dhe Shkolla pranverore e Lidershipit janë disa nga takimet më të rëndësishme përmes të cilave universiteti  synon të rikthejë filozofinë në shkollë dhe në debatin publik, të rikrijojë një hapësirë për letërsinë, të analizojë impaktin që zhvillimet e teknologjisë kanë në jetën ekonomike dhe sociale të vendit, të trajtojë çështje të shëndetit publik, si dhe të mundësojë përhapjen e mendimit liberal në një vend si Shqipëria ku etatizmi shpesh është reagimi ndaj sfidave ekonomike dhe politike. Maturantët e shkollave të mesme ftohen të aplikojnë për të marrë pjesë në veprimtarinë e Shkollave, e cila organizohet në tre ditë në formën e leksioneve dhe diskutimeve interaktive mes pjesëmarrësve, stafit akademik të UET dhe ekspertëve të ftuar. Secila nga shkollat organizohet nga Fakulteti përkatës i UET, në periudha të paracaktuara gjatë vitit akademik, me mbështetjen e World Vision.

Shkolla e Biznesit
Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit
Shkolla e Biznesit – Dardhë, është një veprimtari e Institutit Europian “Pashko”, që realizohet në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit në Universitetin Europian të Tiranës, UET. Kjo shkollë synon të promovojë lëvizjen, qasjen dhe idetë liberale në shoqërinë dhe ekonominë shiptare. Kjo shkollë e përvitshme konsiston në një grupim studiuesish, profesorësh të ekonomisë, filozofisë, gazetarë, maturantë, aktivistë të shoqërisë civile, aplikantë të lirë, përfaqësues nga bota e biznesit, shoqata të biznesit, si dhe të ftuar ndërkombëtarë etj., që mblidhen dhe diskutojnë se si idetë liberale, vlerat e lirisë, konkurrencës, tregut të lirë, etj., mund të kenë më shumë hapësirë në jetën publike, në ekonomi, arsim, kulturë dhe në gjithë jetën e vendit. Pjesëmarrësit bëhen pjesë e një grupi veprimtarish, si: prezantime, takime, biseda, diskutime dhe një sesion shkencor.
Shkolla e Lidershipi-it
Fakulteti i Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare
Shkolla e Lidershipi-it në Dhërmi organizohet nga Fakulteti i Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ajo konsiston në nxitjen e mendimit kritik të studentëve të shkollave të mesme lidhur me cështjet e së drejtës, të shkencave politike dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Këta maturantë, të ftuarit specialë të UET si dhe stafi i përzgjedhur akademik i Fakultetit diskutojnë për tre ditë rradhazi mbi një tematikë specifike. Takimet zhvillohen në formën e leksioneve dhe diskutimve interaktive. Për vitin akademik 2021-2022, tema e zgjedhur është: Të drejtat e njeriut dhe lidershipi në kohë krizash. 
Shkolla e Humaniteteve
Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimi dhe Artet Liberale
Fakulteti i Shkencave humane, Edukimit dhe Arteve Liberale,  zhvillon çdo fund shkurti Shkollën e Humaniteteve.  Menduar si një simpozium idesh, shkolla  mbledh në Llogara  maturantët më të mirë nga gjithë Shqipëria, për të diskutuar  mbi rëndësinë  e kësaj fushe studimore si edhe për të analizuar më anë të workshopeve  dhe  diskutimeve të hapura me lektorë  e ekspertë të ftuar, hapat për të ndërtuar një karrierë të sukseshme në humanitete. Gjatë ditëve të kësaj shkolle, maturantët aftësohen në komunikim publik, shkrim kreativ dhe lidership dhe në fund akordohet një bursë studimi për të ndjekur studimet Bachelor në një nga programet e këtij fakulteti për nxënësin që realizon prezantimin më të mirë. 
Shkolla e Inovacionit
Fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës
Shkolla e Inovacionit - Durrës, është një veprimtari e Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, në Universitetin Europian të Tiranës, e cila zhvillohet me mbështetjen e organizatës “World Vision”. Kjo shkollë synon të promovojë pasionin dhe rëndësinë e studimit në fushën e shkencave inxhinierike. Eshtë një aktivitet i përvitshëm, që bashkon maturantët nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë me studiues, ekspertë dhe profesorë të fushave të informatikës, inxhinierisë, arkitekturës, elektronikës, mekanikës si dhe të ftuar ndërkombëtarë. Nëpërmjet takimeve ekspertët e fushave diskutojnë dhe informojnë maturantët mbi zhvillimet më të fundit në teknologji, ndikimin në jetën sociale dhe ekonomike të vendit tonë dhe masat që duhet të merren për të qënë të përgatitur për zhvillimet teknologjike në të ardhmen. Pjesëmarrësit bëhen pjesë e një grupi veprimtarish, si: prezantime, takime, biseda, diskutime dhe një sesion shkencor.
Shkolla e Shëndetit Publik
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike
Shkolla e Shëndetit Publik organizohet si aktivitet shkencor nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në UET. Shkolla synon të trajtojë çështje me interes për shëndetin publik në komunitet, si edhe të promovojë profesionet mjekësore duke i prezantuar të rinjtë gjimnazistë me komunitetin e profesionistëve të kësaj fushe, të cilët me dedikim ndajnë me ta njohuritë por edhe sfidat e fushës dhe të profesionit, si edhe shkëmbejnë ide në një takim multidisiplinar dhe brezash. Shkolla e Shëndetit Publik organizohet një herë në vit. Temat e përzgjedhura përfshijnë edukimin dhe promocionin shëndetësor, shkollimin  e personelit shëndetësor, ndihmën e parë mjekësore dhe shëndetin mendor. Shkolla është një forum që mbledh së bashku mjekë të njohur, specialistë të shëndetit publik, drejtues të institucioneve të shëndetësisë, gjimnanzistë të interesuar në fushën e shkencave mjekësore, pedagogë të UET, aktivistë të shoqërisë civile dhe studiues kërkimorë.
Previous
Next