Universiteti Europian i Tiranës, ofron një program me karakter profesional, pas arsimit të mesëm, me 120 kredite formimi, referuar nivelit 5 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Kohëzgjatja normale e programit është dy vite akademike dhe në përfundim lëshohet “Diplomë profesionale” në fushën e menaxhimit. Në këtë program studimi pranohet çdo kandidat që ka përfunduar me sukses provimet e maturës, dhe është pajisur me diplomën e shkollës së mesme dhe dëshiron të marrë formim profesional në fushën e menaxhimit.