Rektori i UET

Fjala e Rektorit

PROF. DR. TONIN GJURAJ/ REKTOR I UET

Të jesh Rektor i Universitetit Europian të Tiranës, i një universiteti 15 vjeçar të jetës akademike është një përgjegjësi e veçantë sepse universiteti është tashmë i konsoliduar, ai ka krijuar traditën e tij edhe pse jo shumë të gjatë po gati sa mosha e universiteteve private në Shqipëri. Kjo përgjegjësi më bën të them për studentët, prindërit dhe aktorët shoqërorë se ndjekja, bashkëpunimi apo çdo formë e pjesëmarrjes në një aktivitet, projekt apo iniciativë që UET ndërmerr në jetën shoqërore shqiptare është një sukses i garantuar. Ky sukses ka së paku tri pika mbështetje;

  • Së pari, ka tashmë një traditë të praktikave të të gjitha llojeve që bëjnë që një universitet të jetë një organizëm i tillë me emrin e nderuar universitet.
  • Së dyti një staf akademik i qëndrueshëm, i vazhdueshëm, i madh dhe me një gamë të gjerë profilesh, dhe i aftë të japë kompetencën e tij në thuajse çdo fushë të zhvillimit të jetës, vendit apo të dijes universal.
  • Së treti do të thotë të mbështetesh kudo nga një rrjet i gjerë ish-studentësh ALUMNI të cilët tashmë e përforcojnë jehonën e UET, të studimeve apo të një diplome që kanë marrë në UET dhe të një eksperience sociale më shumë se 15,000 herë përsa u përket studentëve të diplomuar dhe më shumë se 25,000 përsa u përket studentëve të cilët në një mënyrë ose në një tjetër kanë qenë një herë pjesë e UET. E njejta gjë mund të thuhet dhe me stafin akademik ku më shumë se 1,000 pedagogë të brendshëm ose të jashtëm me një dinamikë 15 vjeçare kanë dhënë dijen dhe kompetencën e tyre në UET.

Të tre këto faktorë më bëjnë të besoj se dekada e dytë e UET, të cilën unë kam nderin ta drejtoj akademikisht, na bëjnë t’i përgjigjemi kohës, t’i përgjigjemi momentit të ri dhe mbi të gjitha t’i përgjigjemi një brezi studentësh i cili kërkon një të ardhme tjetër, në një botë tjetër, për një Shqipëri tjetër