DITËT E STUDIMEVE SHQIPTARE

Konferenca e Ditëve të Studimeve Shqiptare (DSSH) është një veprimtari shumë e  rëndësishme shkencore e Universitetit Europian të Tiranës. Çështjet që trajtohen lidhen me shoqërine shqiptare, të rajonit dhe më gjerë në fushat e shkencave ekonomike, humane, sociale, juridike, mjekësore dhe inxhinierike. Konferenca synon të krijojë një mjedis ku shkëmbehen idetë dhe përvojat e studiuesve, kërkuesve dhe specialistëve shqiptarë dhe të huaj të fushave përkatëse.

 

DSSH

DSSH 2023

Thirrje për punime
Programi i konferencës
Përmbledhja e punimeve

DSSH Junior

Konferenca e Ditëve të Studimeve Shqiptare (DSSH) e kërkuesve të rinj  është një aktivitet  shkencor ku prezantiohen  temat më të mira të studentëve  Master, të 5 Fakulteteve të Universitetit Europian të Tiranës. Çështjet që trajtohen lidhen me shoqërine shqiptare, të rajonit dhe më gjerë në fushat e shkencave ekonomike, humane, sociale, juridike, mjekësore dhe inxhinierike. Konferenca synon të krijojë një mjedis stimulues kërkimi për studentët. Komiteti shkecor përzgjedh punimin më të mirë për çdo fakultet dhe ato fitojnë çmimin e Presidentit UET.