STRATEGJIA E KËRKIMIT SHKENCOR UET
(2021-2025)

Vizioni

UET synon shndërrimin në një qendër ekselence dhe ekspertize në fushën e studimeve shoqërore, humane, juridike, ekonomike, mjekësore, inxhinierike dhe teknologjisë së informacionit me kontribut të rëndësishëm në planin kombëtar dhe rajonal.

Misioni

UET synon të konsolidojë identitetin e universitetit si qendër e prodhimit të dijes në Shqipëri e të transformohet nga një institucion i arsimit të lartë i fokusuar në mësimdhënie, në një institucion elitar kërkimor, produkti kërkimor i të cilit kërkohet nga tregu dhe përmirëson në vazhdimësi mësimdhënien dhe eksperiencën studentore në UET. Në kuadër të misionit të tij, UET në vitin 2015,  është bërë pjesë e “The European Charter for Researchers” dhe  “The Code of Conduct” “, i cili synon që të nxisë zhvillimin e kërkimit shkencorë, duke pasur në fokus cilësinë e tij.  

Për më shumë informacion https://euraxess.ec.europa.eu/jobs/charter/declaration-endorsement#show_Albania

 

Objektivat strategjike

Nëpërmjet kërkimit shkencor UET synon:

  • Të arrijë dhe të konsolidojë një pozicion dinjitoz, në mësimdhënie dhe në shkencë, si një nga universitetet më të mira të Shqipërisë dhe rajonit;
  • Të ndihmojë në progresin e dijes njerëzore, në krijimtarinë dhe praktikën profesionale, me qëllim që të krijojë impakt mbi shoqërinë dhe ekonominë nëpërmjet transferimit të dijes përtej komunitetit akademik, tek institucionet publike e private dhe grupet e interesit;
  • Të krijojë një mjedis stimulues të kërkimit shkencor për stafin akademik dhe studentët nëpërmjet;
  • Standardizimit dhe ndërkombëtarizimit të kërkimit shkencor;
  • Të projektojë reputacionin e vet si një qendër ekspertize në rrafshin kombëtar.