MSc. Tatjana Mocka
Tatjana Moçka mban një diplomë bachelor në “Financë” nga Universiteti i Vlorës (2013) dhe Master Shkencor në Financë (Bankat dhe Tregjet Financiare) nga Universiteti Europian i Tiranës në Shqipëri. Pas përfundimit të studimeve, ajo bëhet pjesë e Universiteit Europian të Tiranës si asistent lektore në Departamentin e Ekonomiksit dhe Financës. Tatjana është e angazhuar në mësimdhënie në lëndët “Financat e ndërmarrjeve” dhe “Hyrje në finance”, duke bashkuar njohuritë akademike me aftësi praktike financiare. Interesat e saj në kërkim përfshijnë financat e ndërmarrjes, sistemi bankare dhe investimet. Tatjana merr pjesë aktivisht në konferenca ndërkombëtare, duke përmirësuar ekspozimin e saj ndaj trendeve globale financiare dhe duke ndërtuar rrjete me profesionistë në fushë. Ajo ka qenë gjithashtu e përfshirë në programin Erasmus, i cili ka pasuruar përvojën e saj akademike. Ajo është pjesë e Programit CFA dhe ka kaluar me sukses CFA Level II Exam. Prej shtator 2024, ajo është anëtare aktive e Institutit CFA dhe Shoqërisë CFA në Francë, duke u angazhuar në zhvillimin profesional dhe duke kontribuar në komunitetin financiar.