Ermela-Kripa

Prof. Asoc. Dr. Ermela Kripa

Pozicioni në UET: Dekane e Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit

 

KUALIFIKIMI AKADEMIK FUSHA E STUDIMEVE DHE UNIVERSITETI
Studime të Doktoratës Doktore e Shkencave në Financë, Universiteti i Tiranës.
Studime Master Master Shkencor në “Financë dhe Menaxhim Risku”, Universiteti  “Roma Tre”, Itali

 

Studimet e larta, Bachelor Bachelor në “Ekonomi, Institucione dhe Financë”, Universitet “Roma Tre”, Itali
Master Ekzekutiv

 

Master Profesional në  “Menaxhim Bankar”, Institucioni i Arsimit të lartë Itali: CAPTHA

 

 

Ermela Kripa ka marrë titullin Profesor i Asociuar në dhjetor të vitit 2015, pranë Universitetit Bujqësor, të Tiranës si dhe gradën Doktor i Shkencave në Financë, në Universitetitin e Tiranës, pranë Fakultetit Ekonomik.

Ka përfunduar Masterin Shkencor në Universitetin  “Roma Tre” në Itali, si dhe ciklin e studimeve Bachelor në fushën e Financës po në Universitetin “Roma Tre”.

Znj. Kripa ka publikuar shumë artikuj shkencor në revista të njohura shkencore brenda dhe jashtë vendit, si dhe ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme ndërkombëtare.

Gjatë vitit 2023, ajo ka mbyllur me sukses Visiting Researcher pranë Universitetit “Aldo Moro” në Bari, Itali. Ajo ka një eksperiencë 16-vjeccare në mësimdhënie. Fusha e saj e ekspertizës është Kontabiliteti dhe Analiza e Pasqyrave Financiare.

Aktualisht, mban pozicionin e dekanes pranë Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit.

Gjatë periudhës mars 2022 – dhjetor 2023, ka mbajtur pozicionin e përgjegjëses së departamentit në Departamentin e Shkencave Ekonomike dhe Sipërmarrjeve pranë fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Sociale të Universitetit Katolik “Zoja e Këshilit të mirë”.

Prej nëntorit 2019 deri në dhjetor 2023,  ka qenë pedagoge pranë Shkencave Ekonomike dhe Sociale të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të mirë”.

Gjatë vitit 2016, ka qenë përgjegjëse e Qendrës së Financës në UET Consulting dhe më pas në UET Enterprise, duke u bërë pjesë e shumë projekteve të ndërmarra nga kjo qendër.

Për 4 vite, që nga viti 2013 deri në 2017, ka qenë përgjegjëse e grup-lëndëve të Kontabilitetit dhe Raportimit Financiar pranë departamentit të Financës dhe Ekonomiksit, Fakulteti Ekonomik, UET.  Gjithashtu ka qenë vlerësuese metodologjike për Shkollën Doktorale në UET.

Në 2008 – 2009 ka qenë e përfshirë në një projekt të SPI Albania,  projekt me fokus për Mjaftueshmërinë e Kapitalit për Bankat Tregtare.

Në vitet 2007 – 2008, Znj. Kripa ka qenë asistente pranë Departamentit të Informatikës në Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Roma 3”, Itali.

Në 2006 – 2007 Znj. Kripa ka punuar pranë kompanisë së sigurimeve “Alleanza Assicurazioni” në Itali.