Ferdinant Maho

MSc. Ferdinant Maho

Ferdinant Maho punon pranë Universitetit Europian të Tiranës si pedagog pranë departamentit të Informatikës dhe Teknologjisë, si dhe specialist IT pranë zyrës së IT-së. Më herët, për tre vite ka kryer funksionin si administrator i sistemeve IT pranë një institucioni tjetër të arsimit të lartë – Kolegjit Profesional të Tiranës. Fokusi i punës në këto institucione ka qënë implementimi i sistemeve IT që ndihmojnë mësimëdhënien ;administrimi dhe përmirësimi i infrastrukturës IT etj. Është specializuar në teknologji të ndryshme si: Microsoft, Cisco, Vmware . Në fushën e Network-ut ka ndjekur trajnime të ndryshme dhe është i certifikuar me Cisco CCNA (2020) dhe CompTIA Network+ (2019) . Gjithashtu gjatë kësaj kohe angazhuar në projekte të ndryshëm në implementimin e sistemeve IT në mësimdhënie si: Microsoft Imagine Academy, Cisco Netcad etj.

Gjatë periudhës së fundit është angazhuar edhe si pedagog për lëndë që lidhen me Network-un si: “Protokollet e rrjetave” , “Administrim Rrjeti” dhe “Komunikim të dhënash”.

Ai është diplomuar në Informatike Ekonomike (Bachelor) dhe Administrim Biznesi (Master i Shkencave) në UET.