AAA_7211

Dr. Ardiana Topi

Dr. Ardiana Topi

Ka ndjekur studimet e larta në fushën e Informatikës në Shqipëri. Në shkurt të vitit 2017, i është akorduar titulli Doktor Shkencash në fushën e Informatikës. Ka një eksperiencë afërsisht 20 vjeçare në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, zhvillim dhe mirëmbajtje software, zhvillimin dhe administrimin e bazave të të dhënave, hartimin dhe zbatim projektesh në fushën e ICT. Ka mbajtur pozicione të nivelit të mesëm dhe të lartë drejtues në disa institucione të administratës publike. Që prej vitit 2008 dhe në vazhdim, ndër të tjera është angazhuar në procesin e mësimdhënies si pedagoge e jashtme pranë Universitetit të Tiranës, Universitetit Europian të Tiranës, Universitetin Luarasi si titullare e disa lëndëve. Prej nëntorit 2022 mban pozicionin e Përgjegjësit të Departamentit të Informatikës dhe Teknologjisë së Informacionit në Fakultetin e Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës të Universitetit Europian i Tiranës.