Amanda Kote

Msc. Amanda Kote

Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike, profili Inxhinieri Software pranë Universitetit Europian të Tiranës. Ka kryer një pjesë të studimeve Master në Mälardalen University në Suedi, ku dhe është angazhuar në organizimin e një projekti të mbështetur dhe financuar nga European Institute of Technology: WellBot Hackathon, një kompeticion mes studentëve nga shumë universitete europiane me fokus inovacionin në mirëqenie dhe shëndetësi duke përdorur algoritmat e inteligjencës artificiale. Studimet Bachelor janë kryer pranë Universitetit Europian të Tiranës në degën Teknologji Informacioni, profili Informatikë Ekonomike me rezultate të shkëlqyera.

Përvojë disa vjeçare si programuese në tregun e punës. Aktualisht pedagoge me kohë të plotë në UET pranë Fakultetit “Inxhinieri, Informatikë dhe Arkitekturë”, departamenti “Informatikë dhe Teknologji Informacioni”.

Fusha e ekspertizës kërkimore: cloud computing, virtualizimi, inteligjenca artificiale dhe machine learning.