aurela-braholli

Dr. Aurela Braholli

Aurela Braholli është diplomuar në Fakultetin Ekonomik, dega “Ekonomi” në Universitetin e Tiranës. Ka kryer studimet Master në degën “Marketing”, në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Gjithashtu ka përfunduar ciklin e tretë të studimeve të Doktoraturës në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Departamenti i Agrobiznesit, të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Në vitin 2005-2006 ka punuar si Koordinatore Komunitare në Njësinë Komunale Nr. 3, Tiranë. Në vitet 2006-2007 ka punuar si specialiste buxhetore në Sektorin e Financës dhe Planifikimit Ekonomik pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Agjencisë së Legalizimeve, Tiranë. Nga viti 2007 deri në vitin 2019 ka punuar si Inspektore e Auditimit pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, Tiranë. Nga viti 2008 deri në vitin 2018 ka qenë e angazhuar si pedagoge e jashtme në disa universitete private dhe publike. Është autore e publikimeve të shumta brenda dhe jashtë vendit dhe ka marrë pjesë në konferenca të shumta ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit. Që nga viti 2019 është punësuar si pedagoge e brendshme në Departamentin e Menaxhimit dhe Marketingut të Universitetit Europian të Tiranës. Mësimi fokusohet në lëndët: Bazat e Marketingut, Komunikimi i Integruar i Marketingut, Sjellja e Konsumatorit, Menaxhimi i Mikpritjes dhe Turizmit etj.