Ina Keçi PhD(c).
Asistent Lektore pranë Departamentit të Menaxhimit dhe Marketingut, Fakulteti i Ekonomisë Biznesit dhe Zhvillimit, dhe anëtare e Qendrës për Zhvillim të Qëndrueshëm, Universiteti Europian i Tiranës që prej tetorit të vitit 2018. Aktualisht doktorante në Shkollën Ndërkombëtare të Doktoraturës të Universitetit të Seviljes, pranë Departamentit të Analizës Ekonomike dhe Ekonomisë Politike, Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Biznesit.
Përfunduar studimet Bachelor dhe Master i Shkencave për Administrim Biznes, pranë Departamentit të Menaxhimit, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Anëtare e Rrjetit të Studentëve Ekselentë, Universiteti i Tiranës. Pas përfundimit të studimeve, ka 4 vite eksperiencë në Sektorin e Taksave në Administratën Publike Vendore, si dhe 2 vite eksperiencë si Lektore e Jashtme pranë Departamentit të Menaxhimit, Fakulteti i Biznesit, Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës. Ka ndjekur disa trajnime dhe kurse të ofruara nga World Bank Group dhe Advance Learning Interactive Systems Online lidhur me vendimarrjen, sipërmarrjen dhe modelet e biznesit. Kursi i fundit ndjekur në Coursera “Modelet e reja të biznesit në shoqëri”, ofruar nga Darden School of Business, Universiteti i Virxhinias, US. Pjesëmarrëse në disa konferenca shkencore ndërkombëtare të organizuara nga ASECU, Universiteti i Obudës, Universiteti i Seviljes, etj.