kreshnik-bello

Prof. Dr. Kreshnik Bello

Profesor Kreshnik Bello, ka një përvojë rreth 20 vjeçare në mësimdhënie, e cila perfshin aktivitet në disa universitete brenda dhe jashtë vendit. Ai zotëron një ekspertize solide në fushat e Menaxhimit, Marketingut dhe Biznesit Ndërkombetar, e cila është krijuar ndër vite falë një veprimtarie të gjerë. Gjithashu, eksperienca e tij është mbeshtetur prej një edukimi të vazhdueshëm dhe ciësor, brenda dhe jashtë vendit.

Profesor Bello ka shërbyer në nivele të larta të drejtimit në Universitet si, Dekan, Rektor, si edhe në pozicione të tjera menaxheriale. Ai zotëron eksperiencë si konsulent pranë disa bizneseve kombëtare dhe ndërkombëtare në rajonin e Vlorës dhe atë të Tiranës, në çështje që lidhen me menaxhimin e kompanive dhe marketimin e produkteve te tyre. Anëtar i disa Bordeve dhe Komisioneve pranë institucioneve të ndryshme shtetërore. Anëtar i disa Shoqatave Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Anëtar i Këshillave Botues të disa Revistave Shkencore.

Bello ka publikuar artikuj të ndryshëm shkencor në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit, dhe ka marrë pjesë me punime shkencore në konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombetare. Ai është përdorues i mirë i tre gjuhëve të huaja. Ndjek në menyrë të vazhdueshme zhvillimet më të fundit të shkencës në fushat që mbulon, dhe njëkohesisht integron njohuritë më bashkëkohore në mësimdhënie, si edhe në forumet e tjera shkencore dhe akademike.