Foto-3

PhD(c) Elida Boshnjaku

Asistent Lektore pranë Departamentit të Menaxhimit dhe Marketingut, Fakulteti i Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit, Universiteti Europian i Tiranës. Njëkohësisht kandidate për doktorante në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit.
Ka përfunduar studimet universitare në sistemin 4 vjeçar Dega Marketing-Turizëm në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Shkodrës  ‟Luigj Gurakuqi” dhe Master i Shkencave për Marketing në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës duke arritur Master të Nivelit Ekzekutiv.
Ka ndjekur shkolla dhe kualifikime pasuniversitare të fushës së turizmit, diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe trajnime për marketing, zhvillimin e biznesit dhe inovacionit, komunikimit, burimeve njerëzore; brenda dhe jashtë vendit.
Është autore e disa artikujve shkencorë të realizuara në kuadër të pjesëmarrjes në konferenca ndërkombëtare.
Ka punuar si Sekretare e Përgjithshme pranë DHTI Shkodër (2008-2018), Koordinatore Projektesh dhe Menaxhere Komunikimi pranë DHTI Tiranë (2018-2020), Pedagoge e jashtme pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Fakulteti Ekonomik (2008-2018 dhe Nëntor 2020-Shkurt 2021), si dhe pranë Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Tiranës (Nëntor 2020-Shkurt 2021).
Që në Mars 2021, është pjesë e stafit akademik në Universitetin Europian të Tiranës.