WhatsApp Image 2021-11-17 at 12.23.03

Prof. Assoc. Dr. Juelda Lamçe

Nga viti 2021, Prof. Asoc. Dr. Juelda Lamçe, mban pozicionin e Dekanes së Fakultetit të Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Prof. Asoc. Dr. Juelda Lamçe, është diplomuar në Drejtësi në vitin 2005 në Universitetin e Maceratës në Itali, ku ka përfunduar edhe studimet Master “Bashkëpunim dhe Zhvillimin në Euro-Mesdhe” pranë Fakultetit të Shkencave Politike. Në vitin 2010 ka përfunduar studimet doktorale me rezultate të shkëlqyera në fushën e të drejtës familjare në Universitetin e Maceratës në Itali. Nga viti 2015 është “Profesor i Asociuar”.  Prof. Asoc. Dr. Juelda Lamçe ka një përvojë të gjatë akademike dhe ka kryer trajnime të shumta profesionale. Ajo ka marrë pjesë në konferenca të rëndësishme ndërkombëtare si dhe ka publikuar një sërë artikujsh në revista shkencore prestigjoze brenda dhe jashtë vendit. Në periudhën 2010-2018, Prof. Asoc. Dr. Juelda Lamçe ka mbajtur pozicione të rëndësishme akademike pranë Universitetit Europian të Tiranës si: Anëtare e Senatit Akademik, Përgjegjëse e Departamentit “E Drejtë Private”, Drejtuese Profili në Shkollën Doktorale etj. Prof. Asoc. Dr. Juelda Lamçe ka një eksperiencë mbi 15 vjeçare si juriste, duke bashkëpunuar me zyra ligjore, institucione dhe organizata vendase dhe të huaja. Nga viti 2013 është liçensuar si avokate nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë në Shqipëri. Prof. Asoc. Dr. Juelda Lamçe ka bashkëpunuar gjithashtu si eksperte ligjore në projekte të rëndësishme në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. Në periudhën 2018-2021, ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Njësisë së Zbatimit të Projektit ProSEED (GIZ)  pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Fushat e saj të interesit janë të lidhura me: të drejtat e njeriut, mosdiskriminimin dhe barazinë gjinore, të drejtën familjare, mbrojtjen e të miturve, migracionin, politikat e punësimit, mbrojtjen e grupeve vulnerabël etj.