jonida gjika

Dr. Jonida Gjika

Dr. Jonida Gjika ka kryer Studimet Universitare në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës dhe është dekoruar me “Medalje të Artë” për rezultatet e arrira.
Në vitin 2011 ka përfunduar Studimet Pasuniversitare pranë Departamentit të së Drejtes Civile (FD) pranë UT, ka mbrojtur titullin “ Doktor i Shkencave Juridike’ pranë Institutit të Studimeve Europiane të Universitetit të Tiranës.
Karrieren profesionale e ka nisur fillimisht si Juriste në Drejtorine Juridike pranë (D.P.Rr.) Ministria e Transporteve, dhe në vitin 2008, emërohet Drejtore e Drejtorisë Juridike në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare duke qëndruar në këtë pozicion për mëse 10 vjet.
Prej vitit 2007 ka ushtruar pa ndërprerje mësimdhënien si pedagoge në disa Universitete Publike dhe jo Publike në vend, pranë Fakulteteve të Drejtësisë.
Gjatë karrierës profesionale ka zhvilluar trajnime afatshkurtra dhe afatgjata, studime dhe kualifikime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, dhe ka kontribuar në hartimin e legjislacionit në fusha të ndryshme të së Drejtës. Është autore dhe bashkëautore e disa shkrimeve me karakter studimor dhe shkencor të botuara ne revista prestigjoze brenda dhe jashtë vendit. Prej disa vitesh është anetare e Bordit Editorial të Journal of Modern Education Revieë (JMER) ISSN 2155-7993 Academic Star Publishing Company, USA.
Ka eksperience pune disa vjeçare si trajnere ligjore e stafeve administrative në fushen e legjislacionit kontraktual dhe të tatim-taksave pranë subjekteve juridike private.
Nga viti 2019 e në vijim mban detyrën e lektores të së drejtës pranë Departamentit të Shkencave Juridike pranë Fakultetit të Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhenieve Ndërkombëtare në Universitetin Europian të Tiranës