
MSc. Stela Karaj
Stela Karaj mban pozicionin e Shefes së Kabinetit pranë Universitetit Europian të Tiranës. Ka përfunduar studimet Bachelor në të njëjtin universitet në vitin 2011, më rezultatë të shkëlqyera me vlerësimin ”Magna Cum Laude”, në Fakultetin Juridik. Në vitin 2013 mbaroi studimet “Master i Shkencave” E Drejtë Private dhe Biznesi, duke u akorduar me bursë ekselence, në profilin E Drejtë Private. Ka marrë titullin Avokat, pranë Dhomës Kombëtare te Avokatisë në vitin 2016. Në vitin 2019, ka punuar si lektore në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në lëndën “E drejtë ndërkombëtare private”. Ka një eksperincë pune nëntë vjeçare në Bashkinë e Tiranës në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Protokollit Ceremonial, prej vitit 2014. Aktualisht është pedagoge e jashtme në Universitetin Europian të Tiranës, pranë Departamentit të Shkencave Juridike, në lëndët “Të Drejtat e Njeriut” dhe “E drejta e Punës dhe e Sigurimeve”. Ka qenë organizatore e eventeve të ndryshme pranë “Women Founders Network Albania” me fokus promovimin e vajzave sipërmarrëse, eventeve frymëzuese ku sipërmarrëse të suksesshme kanë ndarë historinë e tyre me audiencën me qëllimin për të frymëzuar sipërmarrëset e ardhshme.