orjon rroji

Orjon Rroji Ph.D.

Orjon Rroji ka përfunduar studimet e doktoraturës/Ph.D. e Shkencës në KU Leuven, Belgjikë për Kinesiologji, me një program Doktorature në Shkenca Biomjekësore, me një tezë të fokusuar në Neuroplasticitetin, Neuroshkencën Kognitive. Gjithashtu, ai ka një përvojë Kërkimore Postdoktorale në Institutit Neurologjik Burke pjesë e Universitetin e Mjekësisë Weill Cornell, White Plains, SHBA dhe gjithashtu, ka ligjëruar në Hunter College, CUNY, Nju Jork, SHBA. Orjon Rroji ka një diplomë Masteri në Biologjinë e Sjelljes nga Universiteti i Firences, Itali dhe ka një diplomë Bachelori në Biologji nga Universiteti i Padovës, Itali.
Aktualisht, Orjoni është Pedagog me kohë të plotë dhe Drejtues i Qendrës për Kërkime Shkencore në Shëndetin Publik në Universitetin Europian të Tiranës (UET), Tiranë, Shqipëri.