demo_image

Dr. Elvana Rista

Dr. Elvana Rista iu bashkua stafit të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin Europian të Tiranës në tetor 2020. Ajo është diplomuar si “Mjeke e Përgjithshme” në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës dhe është specializuar si Mjeke Nefrologe në të njëjtin universitet. Ajo ka mbrojtur gradën shkencore ‘Doktor’ në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, të fokusuar në Nefrologji, ‘Dëmtimi Akut i Veshkave’. Dr. Rista ka ndjekur disa trajnime të avancuara në transplantin e veshkave në Brigham and Women’s Hospital, Boston, si dhe ka kryer kurse të ndryshme pasuniversitare për sëmundjet e veshkave në Harvard Medical School. Ajo punon si mjeke e licencuar dhe konsulente për problemet e veshkave, trajtimin e pacienetve me hemodialize dhe pregatitjen e ndjekien e pacienteve qe I nenshtrohen transpantit te veshkave. Autore e shumë publikimeve, brenda dhe jashtë vendit, mbi problemet e veshkave dhe dëmtimet akute/kronike të veshkave.