demo_image

Dr. Iva Rrugia

Iva Rrugia ka studiuar Fizioterapi, ne universitetin “Zoja e Keshilit te Mire” ku ka permbushur ciklin Bachelor dhe Master Shkencor me kualifikime maksimale. Eksperiencat e saj ne fushen e rehabilitimit fillojne ne Qendren e Rehabilitimit dhe Mjekesise Sportive ne te njejtin universitet. Me pas vazhdojne ne qendra terapeutike me fokus ne zhvillimin psikomotorik tek femijet me aftesi ndryshe duke ju atashuar edhe univeristeteve shteterore dhe private si asistente lektore me kohe te pjesshme, ku mund te permendim Universitetin e Shkodres “ Luigj Gurakuqi”. Eksperiences akademike i shtohet edhe eksperienca si projekt menaxhere dhe eksperte ne projekte te bashkimit europian, bashkepunim me Organizaten Malteser apo Zyren e Projekteve ne Universitetin Europian te Tiranes, me fokus ne ceshtje e problematika shendetesore qe kane nevoje te shtuar per fizioterapi. Prej 3 vitesh eshte pjese e Fakultetit te Shkencave Teknike Mjekesore ne Universitetit Europian te Tiranes, programin Fizioterapi, ku mbulon lende te profilit te rehabilitimit dhe rolin e pergjegjeses te grupit mesimor. Prej 1 viti, doktorante ne proces, ne Universitetin e Shkupit, Shen Kirili e Metodi, Fakulteti i Edukimit Fizik, Sportit dhe Shendetit ne programin Kineziologji.