Jonila-Gabrani

Jonila Gabrani. PhD

Jonila Gabrani ka mbrojtur doktoratën për Epidemiologji dhe Shëndet Publik pranë  Institutit Zviceran për Shëndetin Tropikal dhe Publik (Swiss TPH)  dhe Fakultetit  të Mjekësisë,  në Universitetin e Bazelit, Zvicër  (2017-2021). Fillimisht ka marrë titullin Master në “Udhëheqje dhe organizim i institucioneve shëndetësore dhe shërbimeve shëndetësore”, Fakulteti i Ekonomisë dhe Politikës, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë, Shqipëri (2010-2011). Dr. Gabrani është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, në vitin 2006.

Jonila është aktualisht Drejtuese e Qendrës për Kërkime Shkencore në Shëndetin Publik, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, si edhe lektore pranë Universitetit Europian të Tiranës. Interesat e saj kryesore në fushën e kërkimit shkencor janë të lidhura me treguesit e performancës së shërbimit shëndetësor, decentralizimi, përhapja e inovacionit, cilësia e kujdesit, aksesi në shërbimet publike dhe private, sistemet shëndetësore  në tranzicion, studimet krahasuese evropiane, etj. Ajo është një hulumtuese e asociuar në Universitetin e Gentit (Fakulteti i Mjekësisë dhe Shkencave Shëndetësore, Departamenti i Shëndetit Publik dhe Kujdesit Parësor) në kuadër të projektit PRICOV -19 dhe  në Institutin “Robert Koch”, Gjermani, në kuadër të Partneritetit Strategjik të Ballkanit Perëndimor për Mbrojtjen e Shëndetit.

Përgjatë 7 viteve të fundit Jonila ka krijuar  një portofol të pasur publikimesh në revista me impakt të lartë faktori si edhe përvojë të gjatë në implementimin  dhe zbatimin e suksesshëm të projekteve në nivel ndërkombëtar. Ajo ka shërbyer në disa borde editoriale si: International Journal of Public Health, Young Researcher Editorial (YRE), Journal of Healthcare Management, Gravitate Health Advisory Group, European Patients’ Forum, etj.

Jonila ka qenë pjesë e “Lead Albania” (2015), një program i ngjashëm me Programin e Shtëpisë së Bardhë për Lidershipin (White House Felloës Program) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si edhe fituese e Bursës së Ekselencës së Qeverisë Zvicerane për Studentët Ndërkombëtarë (2017).

Ajo është e orientuar drejt ekipeve multi-disiplinare,  duke kombinuar akademinë, administrimin publik dhe politikat shëndetësore.