Dr. Redona Dudushi
Redona Dudushi është e diplomuar në psikologji klinike. Dr. Dudushi përfundoi masterin e saj të parë në të “Drejtat e Njeriut dhe Demokraci për Vendet e Evropës Juglindore” në Universitetin e Bolonjës. Ajo gjithashtu mban një master në “Transformimin Social dhe ndërtimin e Paqes” nga Universiteti i Vermontit në SHBA. Dr. Dudushi ka përfunduar programin e Fulbright në “Politikat Globale të Shëndetit” pranë Rollins School of Public Health, në Emory University. Ajo ka kryer praktikë një vjeçar pranë CDC dhe PAHO. Që nga viti 2010, Dudushi ka shërbyer si lektore në universitetet publike dhe private më të mira në Shqipëri. Dr. Dudushi ka përfunduar studimet e doktoraturës në psikologji me fokus “Sjelljet Seksuale të Personave që Jetojnë me HIV/AIDS në Shqipëri”. Gjatë dy dekadave të fundit, ajo ka punuar si psikologe klinike në Institutin e Shëndetit Publik, në Departamentin e Sëmundjeve Infektive pranë Programin Kombëtar të HIV/AIDS. Ajo është autore dhe bashkëautore e shumë artikujve ndërkombëtarë dhe kombëtarë në lidhje me trajtimin psiko-social të personave që jetojnë me HIV/AIDS në Shqipëri. Ajo ka një interes të veçantë në metodologjinë e kërkimit në shkencat sociale në të cilën është lektore prej 14 vitesh.
ORCID: 0000-0002-4443-544X
Publikime shkencore: (kliko këtu)

