dorina dervishi

Prof.Asoc.Dr. Dorina Dervishi

Prof.Asoc.Dr. Dorina Dervishi (Shengjergji) është aktualisht pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës ku edhe drejton Departamentin e Infermierisë dhe Fizioterapisë.
Ajo ka kryer studimet në Fakultetin e Farmacisë në Universitetin e Padovës, Itali. Gradën Doktor e ka mbrojtur në shkencat farmaceutike, pranë Fakultetit të Farmacisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë. Gjithashtu, ajo ka kryer edhe studimet master pranë Fakultetit të Farmacisë, në Universitetin e Camerinos, Itali.
Përpara se të bashkohej me Universitetin Europian të Tiranës, në periudhën 2007 – 2021, ajo ka punuar si lektore me kohë të plotë në Fakultetin e Shkencave Mjekësore pranë Albanian University dhe ka pasur një eksperiencë të gjatë në mësimdhënie të lëndëve Farmakognozi dhe Fitoterapi në programin e studimit Farmaci si dhe Farmakologji në programin e Infermierisë dhe Fizioterapisë. Gjatë këtyre viteve ajo ka mbuluar edhe role administrative, fillimisht si asistente e Përgjegjësit të Departamentit, dhe më pas si Drejtuese e Departamentit të Farmacisë.
Dr. Dervishi ka botuar gjatë veprimtarisë së saj kërkimore shkencore dhe akademike, shume artikuj dhe proceedings në revista me reputacion dhe ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare në disa prej të cilave si anëtare e Bordit Shkencor dhe Organizues.