aleksander-dhima

Prof. Dr. Aleksandër Dhima

Prof. Emeritus, Prof. Dr. Aleksandër Dhima, Hulumtues i Lartë

Prof. Dhima është antropologe dhe ligjëron për më shumë se 40 vjet në universitete të ndryshme dhe drejtor e menaxher projekti në disa fondacione publike dhe ndërkombëtare. Ai ka drejtuar 37 kërkime në terren dhe ka qenë aktivisht i përfshirë në disa projekte që kanë të bëjnë me shoqërinë civile, partitë politike, fenë dhe demokracinë në Shqipëri. Ai është autor i 5 monografive, 3 teksteve shkollore, 60 artikujve shkencorë (6 me ndikim-faktor) dhe 6 punimeve politike në fusha të ndryshme të Antropologjisë së aplikuar.
Fushat e ekspertizës:

Sistemet Social-Kulturore;
Antropologjia e Gjinisë;
Antropologjia e Komunikimit;
Antropologjia Politike;
Antropologjia e së Drejtës;
Antropologjia Forenzike;
Anatomia e trupit të njeriut.

Tematika:
1- Teoritë antropologjike klasike dhe moderne; Ndikimi i tyre në analizën e treguesve lokalë socialë dhe kulturorë;
2- Evoluimi social-kulturor i normave dhe vlerave nga shoqëritë në tranzicion;
3- Modeli kulturor etno-antropologjik i shqiptarëve;
4- Identiteti gjinor në këndvështrimin antropologjik;
5- Evoluimi dhe kontrolli i sistemeve politike dhe ekonomike në kohë dhe në kontekstin rajonal;
6- Komponentët funksionalë të ligjit dhe perspektivat alternative të kontrollit shoqëror;
7- Metodat e reja të komunikimit ndërkulturor;
8- Globalizimi dhe fragmentarizimi mediatik.
9- Anatomia e njeriut, aplikuar në Shkenca Teknike Mjekësore.