Dr. Briseida Andoni
PhD në Psikoterapi, Sigmund Freud University në Vienë, Austri; MA Psikologji Kliniko-Dinamike në Universitetin e Psikologjisë, Padova, Itali; BA në Psikologji të Personalitetit dhe Marrëdhënieve Ndërpersonale në Universitetin e Psikologjisë, Padova, Itali. Me një eksperiencë 10 vjeçare klinike si psikologe kliniciste në departamentin e Psikiatrisë në QSUT, mbi 14 vjet lektore në arsimin privat dhe publik,trajnuese, aktiviste pranë disa OJF-ve me fokus të drejtat e njeriut autore e shumë shkrimeve ndërgjegjësuese për opinionin publik lidhur me fenomene sociale dhe të aktualitetit, përkthyese e disa teksteve mësimore mbi Psikologjinë e Personalitetit, autore e tekstit ‘Psikologjia Dinamike’.
Fushat e interesit të kërkimit shkencor :
Psikologjia e Personalitetit, Muzikoterapia, Stresi Mjedisor, Psikodinamika e marrëdhënieve familjare dhe në çift.
Aktualisht Lektore dhe Përgjegjëse e grupit mësimor në UET, pranë Departamentit të Psikologjisë, Edukimit dhe Sporteve.