
Dr. Aurora Binjaku
Aktualisht ka funksionin e Përgjegjësit të Departamentit të Informatikës dhe Teknologjisë pranë Universitetit Europian të Tiranës dhe lektore pranë këtij departamenti. Ka kryer studimet universitare në Fakultetin e Ekonomise pranë Universitetit të Tiranës dhe mbrojtur titullin “Doktor” pranë Universitetit Europian të Tiranës në vitin 2016. Ka një eksperiencë 15 vjeçare në sektorin privat në vend me rol drejtues, menaxherial dhe drejtuese projektesh. Në aspektin akademik ka pervojë 10 vjeçare në mësimdhënie pranë Universitetit Europian të Tiranës në fushën e Statistikës. Është bashkëautore e 5 librave akademike, ka marrë pjesë dhe ka publikuar 10 studime shkencore në konferenca dhe revista brenda e jashtë vendit.