Gladiola Tigno, Msc
Gladiola Tigno është asistent pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës, pranë Departamentit të Teknologjisë dhe Informatikës.
Ka mbaruar studimet e larta për matematikë në vitin 2008, prej asaj kohe ka qënë pjesë e stafit akademik me kohë të pjeshme të Universitetit të Elbasanit duke u angazhuar në lëndët : Analizë matematike, Plotësime të algjebrës, Probabilitet, Statistikë, Komunikimi dhe teknologjia e informacionit në edukim. Gjithashtu ka dhënë kontributin e saj në mësimdhënie në institucione të arsimit parauniversitar dhe është vlerësuese e certifikuar e provimeve të Maturës Shtetërore, në lëndën e Matematikës pranë QSHA.
Ka publikime dhe artikuj në revista shkencore, si dhe pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.