AAA_9644, 2

Dr. Agim Kasaj

Dr. Agim Kasaj është Zëvendës Administrator, Drejtor i zyrës së TIK-ut dhe Drejtues i Qëndrës për Zhvillimin e Teknologjisë dhe Inovacionin pranë Universitetit Europian të Tiranës. Që prej vitit 2007, ai është edhe pedagog në këtë universitet. Agim Kasaj është një ekspert i njohur në fushën e Informacionit të Teknologjisë në Shqipëri.

Z. Kasaj ka një përvojë të gjerë në sektorin publik dhe privat ne fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Biznesit. Në vitin 2013 ai ishte Anëtar i Bordit të Menaxhimit të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP). Gjatë viteve 2011-2013 z. Kasaj ka punuar si Drejtor i IT në Ministrinë e Drejtësisë. Si pjesë e punës së tij në Ministrinë e Drejtësisë, ai drejtoi tre projekte madhore në nivel kombëtar në rolin e Menaxherit të Projektit: “Sistemi elektronik i administrimit të çështjeve përmbarimore”, “Përmirësimi i sistemit elektronik të menaxhimit të çështjeve gjyqësore të integruar (ICMIS)” dhe “Dixhitalizimi i Shërbimit Noterial Shqiptar. Veç zbatimit të disa sistemeve të ndryshme të kërkuara për Universitetin Evropian të Tiranës, ai personalisht zbatoi një sistem të plotë të menaxhimit të mësimit (LMS) për herë të parë për këtë universitet. Gjatë pandemisë COVID-19 ai realizoi trajnimin e studentëve, pedagogëve, stafit administrativ dhe mundësoi kalimin e mësimit 100% online për çdo student dhe pedagog në UET brenda pak ditësh. Ai ka një përvojë të gjatë në mësimdhënie në universitete publike dhe private në Shqipëri. Z. Kasaj ka zhvilluar projekte kërkimore dhe ndërtimi të kapaciteteve në fushën e IT dhe Menaxhimit të Biznesit me mbështetjen e organizatave ndërkombëtare joqeveritare si USAID, etj. Për më tepër, Z. Kasaj ka ndërmarrë një seri trajnimesh dhe seminare, për programe dhe certifikime të tilla si ISO/IEC 27001:2005, ISO 9001:2008, ISO/IEC 38500:2015, CMMI, “PMP”, “Menaxhimi i Granteve Federale dhe Marrëveshja Bashkëpunuese e USAID dhe Programi MCHIP”, etj.

Ai ka marrë gradën doktor në sistemet e informacionit të menaxhimit në Universitetin Europian të Tiranës në vitin 2018. Pas mbarimit të studimeve universitare në Financë (1998-2002), ai ndoqi gradën master në Administrim Biznesi në Universitetin e Tiranës (2004-2006). Më pas u diplomua ne ciklin e studimeve master për Informatikë Ekonomike nga Universiteti Europian i Tiranës (2010-2011). Gjatë viteve 2015-2016 ai kreu në Lisbonë një studim PhD mbi Modelet e Pranimit të Teknologjisë, një projekt kërkimor i kryer midis Universitetit Evropian të Tiranës në Shqipëri dhe Universitetit Nova De Lisboa, Lisbonë Portugali.

Publikime dhe pjesëmarrje ne konferencva:

  • A.Trunk, Š.Dermol, O.Vladi, N.Širca, A.Kasaj (2020). “The Role of Albanian Higher Educational Institutions for Successful Integration in the European Union: Project Valeu-X”. PIConf2020. Online Education without Social Distance: Challenges for Internationalisation and Culture of Peace.
  • U.Marjanovic, D.Taibi, P.Cabral, L.Urbsiene, A.Kasaj, S.Marques (2020). “Digital transformation missing ingredients: Data Literacy”. IS’20: 18th International Scientific Conference on Industrial Systems.
  • Kasaj, A. (2018). Understanding determinants of students’ behaviour intention to use Moodle in Albania. Balkan Journal of Interdisiplinary Reserach, 4(2), 55–61.
  • Kasaj.A, Binjaku.H, 2016, A theoretical model of mandatory use of e-government system adoption: factors affecting digital notarial system, Economicus, ISSN: 2223-6295 -Autumn 2016, (in Printing proccess)
  • Kasaj.A, Xhindi, T, 2016, Predicting factors of use in a hedonic volitional setting, by using utaut2 model, Journal of International Scientific Publications, ISSN: 1314-7269, Volume 10
  • Kasaj.A, 2014, “Digitalization of the Notary Service in Albania: Initial results of the service digitalization”, The 2nd International Conference on “Research and Education – challenges toward the future”, Shkoder;
  • Kasaj.A, 2015, “Dixhitalizimi i çështjeve gjyqësore në Shqipëri, një mundësi për transparencë reale dhe vlerësim ndaj gjyqësorit”, DSSH, Tiranë;
  • Kasaj.A, 2016, “User adoption of mandatory e-government systems: notarial System in Albania, an empirical analyse”, CBU International Conference On Innovations In Science And Education, Prague, Czech Republic;
  • Kasaj.A, 2016, “Understanding students’ behaviour intention to use student’s portal in Albania”, The 5th Virtual International Conference on Advanced Research in Scientific Areas (ARSA-2016) Slovakia;

Gjuhët e huaja:

Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, Franceze dhe Italiane.