Abla Xhaferi

Dr. Abla Xhaferi

Është doktoruar në  shkencat politike në Universitetin e Tiranës. Masterin shkencor e ka kryer për sociologji po në Universitetin e Tiranës, ndërsa bachelorin  për filozofi – sociologji në Universitetin e Elbasanit. Ka një karrierë pune prej 13 vitesh në fushën akademike, duke filluar si lektore me kohë të plotë në 2011 në Universitetin e Durrësit, duke e vazhduar në Universitetin e Elbasanit dhe më pas në atë të Shkodrës. Prej marsit të vitit 2020 është lektore me kohë të plotë në Universitetin Europian të Tiranës, pranë Departamentit të Shkencave  Sociale të Aplikuara. Është njohëse e tri gjuhëve të huaja, me diplomë të nivelit pasuniversitar. Autore e shumë shkrimeve dhe artikujve shkencorë të publikuar në revista kombëtare dhe ndërkombëtare në Austri, Itali, Maqedoni, Kosovë etj. Është pjesëmarrëse e në një sërë konferencash kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu është autore e librit ‘’Il diritto dei popoli all’autodeterminazione’’Il caso della Georgia, botuar ne Rome Itali. Është pjesë po ashtu e komitetit shkencor të shtëpisë botuese “TabEdizioni” në Itali.