
Prof. Asoc. Dr. Blendi Lami
Prof. Asoc. Dr. Blendi Lami është lektor në Universitetin Europian të Tiranës, Fakultetin e Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Departamentin e Shkencave të Aplikuara dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Është ekspert në fushat e politikës së jashtme, diplomacisë, gjeopolitikës dhe sigurisë. Ka punuar më parë kryeredaktor në revistën “Marrëdhënie Ndërkombëtare” dhe projekt menaxher në organizatën joqeveritare “Hapësirë”, ku ka qenë pjesë e grupeve kërkimore në projekte në fushën gjeopolitike. Përvoja në fushën pedagogjike gërshetohet me kontribute në sferën e botimeve shkencore. Kërkimi i tij aktual është përqendruar në çështjet politikës së brendshme dhe të jashtme. Kohët e fundit ka botuar një sërë artikujsh dhe monografish si “Trajektore të politikës së jashtme turke”, “Ndikimi i aktorëve joperëndimorë në Ballkan” dhe “Nacionalizmi i vaksinës në një botë G-Zero”.