Dr. Brunilda Hoxhaj
Doktore në Shkencat Sociale, Universiteti i Tiranës, MsC në fushën e Politikave Sociale për target grupet në nevojë, Universiteti i Tiranës. Psikoterapiste BWRT e liçensuar pranë Institutit Terence Watts, Londer. Specializim në analizë sjelljeje, Florida Institute of Technology. Neuro-linguistic programming (NLP) Practitioner Master.
Trajnime dhe kualifikime në trajtimin e problematikave dhe këshillimin e fëmijëve në situatë rruge, grave dhe vajzave të dhunuara, minoritetit rom dhe egjyptian, të moshuarve.
Autore e disa botimeve në fushën e ofrimit të shërbimeve sociale për të moshuarit dhe politikave rreth këtyre shërbimeve në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Me përvojë 9-vjeçare në mësimdhënie në nivel universitar në sektorin publik dhe jo-publik, eksperiencë në fushën e shërbimeve sociale, shoqëri civile kombëtare dhe ndërkombëtare. Pedagoge e jashtme prane Universitetit te Tiranes (2016-2020), ne Fakultetin e Shkencave Sociale, prane Departamentit te Punes dhe Politikave Sociale. Aktualisht pedagoge me kohë të plotë në UET, pranë Departamentit të Psikologjisë, Edukimit dhe Sporteve, Fakulteti i Shkencave Humane,Edukimit dhe Arteve Liberale.