Dokt. Gert L. Metani
Gert Metani është doktorant në Universitetin e Sporteve të Tiranës, në fushën e studimit të Edukimit Fizik dhe Sporteve, me ekspertizë në Shkencat Sportive.
Ai ka përfunduar si Bachelor ashtu edhe Master i Shkencave në “Aktivitet Fizik dhe Shëndet” pranë po të njëjtit universitet. Paralelisht me formimin sportiv, Gerti ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës (BA, 2020) dhe më pas programin Master i Shkencave në Drejtësi (LL.M) në Universitetin Europian të Tiranës (2023), ku është vlerësuar me Certifikatë Ekselence. Ai gjithashtu është diplomuar në Akademinë e Sigurisë dhe ka përfunduar me sukses Shkollën e Avokatisë.
Që prej vitit 2021, Gert Metani është pedagog në Departamentin e Psikologjisë, Edukimit dhe Sporteve në Universitetin Europian të Tiranës, ku ligjëron lëndë që lidhen me teorinë dhe metodologjinë e stërvitjes. Më herët, ai ka shërbyer në Forcat Speciale RENEA të Policisë së Shtetit Shqiptar dhe ka qenë arbitër futbolli në kampionatet shqiptare të organizuara nga FSHF.
Ekspertiza e tij profesionale dhe kërkimet shkencore fokusohen në fitnes, stërvitje funksionale, CrossFit, teknologjinë në fitness dhe menaxhimin e qendrave të mirëqenies fizike.
Në kuadër të programeve ndërkombëtare Erasmus+, Gerti ka zhvilluar përvoja të suksesshme në mësimdhënie pranë Uppsala University (Suedi), Universitetit “Dunărea de Jos” në Galați (Rumani) dhe Universitetit të Valladolidit (Spanjë).
Ai zotëron në mënyrë profesionale anglishten, italishten, frëngjishten dhe spanjishten.
ORCID ID: 0000-0003-1627-9862
Publikime shkencore: (kliko këtu)

