3

Dr. Gentjan Kaprata

Doktor në Shkencat Sociale të Aplikuara, Universiteti Europian i Tiranës (UET); MA (Master i Nivelit të Dytë), Globalizim dhe Zhvillim, Shkenca Politike, UET; BA + MA në Arkitekturë me titullin Urbanist, Universiteti Politeknik i Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit. Autor i disa botimeve në lidhje me çështjet urbane, politike dhe marrdhëniet mes tyre, në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit; Ekspert i Urbanistikës në Institutin e Studimeve dhe Projektimeve Urbane (ISPU) dhe antar i Këshillit Tekniko-Shkencor të ISPU, 2002-2010; Drejtor i Përgjithshëm i Politikave në Ndërtim, Strehim dhe Planifikim Territorial, dhe Drejtor i Politikave Urbane dhe Strehim, pranë Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, 2010-2013; Antar i Sekretarisë Teknike të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë. Pedagog i jashtëm në UET, 2019-2021. Aktualisht pedagog me kohë të plotë në UET, pranë Fakultetit Inxhinieri, Informatikë dhe Arkitekturë.