otjela (2)

Prof. Assoc. Dr Otjela Lubonja

Prof. Assoc. Dr Otjela Lubonja, Përgjegjëse e Departamentit të Arkitekturës dhe Inxhinierise në Universitetin Europian te Tiranes.

Me një përvojë 10 vjeçare në fushën e mësimdhënies në Arsimin e lartë, si dhe një eksperiencë shumëvjeçare në fushën e projektimit. Ka mbajtur rolin e përgjegjëses së Departamentit prej shumë vitesh me radhë. Diplomuar ne vitin 2010 në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, dega Arkitekturë.
Ka mbrojtur doktoraturën në vitin 2015 profili Ekonomi dhe Zhvillim i Qëndrueshëm në Universitetin Europian të Tiranës.
Fusha e ekspertizës kërkimore: në fushën e Projektimit – Arkitekturë
Lëndët që zotëron janë: Bazat e Projektimit Arkitektonik, Studio Arkitekture 1 – projektim banese njefamiljare, Studio Arkitekture 2 – projektim banesash kolektive, Studio Arkitekture 4 – projektim objektesh arsimore, Arkitekture Interieri dhe Mobilim.
Autore e disa botimeve, ka marrë pjesë në shumë konferenca kombëtare e ndërkombëtare, brenda dhe jashtë vendit. Mban dhe liçensën si arkitekte që prej vitit 2015.