Tomi-Treska

Prof. Assoc. Dr. Tomi Treska

Prof. Asoc. Dr. Tomi Treska, lektor me kohë të plotë në Departamentin e Psikologjisë, Edukimit dhe Sporteve në Universitetin Europian të Tiranës, ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Histori-Filologjisë të Universitetit të Tiranës për Histori-Gjeografi. Po ashtu ai ka kryer studimet e larta universitare për Drejtësi në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi“.

Ai ka realizuar kurse kualifikuese pasuniversitare specifikisht për:

(i) Modernizimin e kurrikulës të Shkencave Sociale, Universiteti i Gracit, Austri, Universiteti i Parmës, Itali;

(ii) Menaxhimin e Ciklit të Projektit, Sarajevë, Bosnjë; Sofje, Bullgari;

(iii) Transformim Konflikti, Ohër, Maqedoni;

(iv) Vendim-marrje me pjesëmarrje, Shkup, Maqedoni;

(v) Partneritetin Shkollë – Familje, Tiranë, Shqipëri;

(vi) Advokim – Lobim, Tiranë, Shqipëri, etj.

Me eksperiencë të gjatë në mësimdhënie në nivel universitar, eksperiencë e pasur pune me organizata dhe agjenci kombëtare dhe ndërkombëtare veçanërisht në fushën e trajnimeve dhe të ngritjes së kapaciteteve të drejtuesve të shkollave dhe mësuesve për tematika që lidhen me administrimin e arsimit, metodologjitë e mësimdhënies, partneritetin shkollë – familje, “qeverisjen e mirë”, etj., hartues i shumë analizave, studimeve, raporteve, vëzhgimeve etj.

Ka publikuar shumë artikuj shkencorë në revista të njohura shkencore brenda dhe jashtë vendit. Prej vitit 2005 e në vijim është autor i teksteve të historisë për sistemin e arsimit parauniversitar. Ka punuar për rreth 8 vjet me organizata dhe agjenci ndërkombëtare, si dhe ka qenë anëtar i Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar.

ORCID: 0000-0003-0778-5552

Publikimet shkencore: (kliko këtu)

Tomi Treska Researchgate.net

Tomi Treska Academia.edu