Prof. Assoc. Dr. Juelda Lamçe
Pozicioni: Dekane e Fakultetit të Shkencave Juridike, Poiltike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare
Nga viti 2021, Prof. Asoc. Dr. Juelda Lamçe, mban pozicionin e Dekanes së Fakultetit të Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe të Kryeredaktores së Revistës “Jus & Justicia”. Ajo është diplomuar në Drejtësi në vitin 2005 në Universitetin e Maceratës në Itali, ku ka përfunduar edhe studimet Master “Bashkëpunim dhe Zhvillimin në Euro-Mesdhe” pranë Fakultetit të Shkencave Politike. Në vitin 2010 ka përfunduar studimet doktorale me rezultate të shkëlqyera në fushën e të drejtës familjare në Universitetin e Maceratës në Itali. Nga viti 2015 është “Profesor i Asociuar”. Prof. Asoc. Dr. Juelda Lamçe ka mbi 18 vite eksperiencë profesionale si juriste. Në vitin 2013 është liçensuar si avokate nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë në Shqipëri. Ajo ka një përvojë të gjerë akademike si pedagoge dhe kërkuese shkencore. Në periudhën 2010-2018, ka mbajtur pozicione të rëndësishme akademike pranë Universitetit Europian të Tiranës si: Anëtare e Senatit Akademik, Përgjegjëse e Departamentit “E Drejtë Private”, Drejtuese Profili në Shkollën Doktorale etj. Prof. Asoc. Dr. Juelda Lamçe ka kryer trajnime të shumta profesionale brenda dhe jashtë vendit. Ajo është autore dhe bashkëautore e një sërë publikimesh shkencore, ndër të cilët libri “E drejta familjare përmes rasteve praktike”. Fushat e saj të interesit janë të lidhura kryesisht me të drejtat e njeriut, mosdiskriminimin dhe barazinë gjinore, të drejtën familjare, mbrojtjen e të miturve, migracionin, politikat e punësimit, mbrojtjen e grupeve vulnerabël etj. Prof. Asoc. Dr. Juelda Lamçe ka bashkëpunuar gjithashtu si eksperte me zyra ligjore, institucione dhe organizata duke u angazhuar në projekte të rëndësishme në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. Në periudhën 2018-2021, ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Njësisë së Zbatimit të Projektit ProSEED (GIZ) pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.