Teuta Xhindi

Prof.Asoc.Dr. Teuta Xhindi

Prof. Asoc. Dr. Teuta Xhindi është Dekane e Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës në Universitetin Europian të Tiranës. Ajo është diplomuar në Matematikë në Universitetin e Tiranës dhe në Administrim Biznesi në Universitetin e Shkodrës, ndërsa gradën “Doktor në Statistikë” e ka mbrojtur në Universitetin Politeknik të Tiranës. Në vitin 2021, i është dhënë titulli akademik “Profesor i Asociuar.”

Prof. Xhindi ka një përvojë të gjerë akademike dhe menaxheriale në arsimin e lartë. Ajo ka bashkëpunuar në projekte kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare, të mbështetura nga programe europiane dhe institucione të rëndësishme si Erasmus+, Horizon 2020, Banka Botërore dhe EU4Innovation, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e modeleve statistikore, analizën e politikave publike dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet universiteteve dhe shoqërisë.

Në veprimtarinë e saj shkencore, Prof. Xhindi është autore dhe bashkautore e një numri të konsiderueshëm punimesh kërkimore që trajtojnë tema bashkëkohore në fushën e zhvillimit ekonomik, barazisë gjinore dhe inovacionit dixhital. Ajo është gjithashtu aktive në nisma që promovojnë avancimin e grave dhe vajzave në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës.

ORCID: 0000-0001-5908-0576

Publikimet shkencore: Google Scholar