MSc. Bora Sulka
MSc. Bora Sulka është diplomuar në Master Shkencor “Specialist i Aktivitetit Fizik dhe Shëndetit” në Universitetin e Sporteve të Tiranës. Aktiviteti i saj akademik dhe profesional fokusohet në fushat e edukimit fizik, shëndetit publik dhe zhvillimit të qëndrueshëm përmes lëvizjes dhe aktivitetit fizik.
Ajo ka marrë pjesë në konferenca shkencore kombëtare dhe ka publikuar një sërë punimesh kërkimore me fokus në edukimin fizik dhe promovimin e shëndetit. Ndër angazhimet e saj kërkimore përfshihet pjesëmarrja në projektin “HealthyLifestyle4All”, në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës, ku kontribuoi si hartuese e programit për fëmijët me aftësi ndryshe.
Në aspektin profesional, znj. Sulka ka përfunduar disa specializime ndërkombëtare, përfshirë:
Administrator Sportiv – Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC)
FA Albania Coaching Award – UEFA B Diploma
Girl’s Football Coaching Course Diploma
Certifikim Ndërkombëtar si Personal Trainer për gratë gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes (2021).
Eksperienca e saj profesionale përfshin pozicione të rëndësishme në fushën e menaxhimit sportiv dhe këshillimit për shëndetin dhe mirëqenien, si:
Menaxhere e rrjetit të fitnesit “Body Code” (2016–2018)
Konsulente dietologe (2019)
Aktualisht, znj. Sulka është pedagoge me kohë të plotë në Universitetin Europian të Tiranës (UET), ku ndërthur kërkimin shkencor me mësimdhënien dhe angazhimin në formimin e specialistëve të rinj në fushën e edukimit fizik dhe shëndetit.
Publikime shkencore: (kliko këtu)

