angjelin-shtjefni

Prof. Dr. Ing. Angjelin Rrok Shtjefni

Është diplomuar inxhinier mekanik në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të USHT në vitin 1968. Pasi punoi rreth 3 vjet në ndërtimin e HEC-it të Vaut të Dejës (ku u aktivizua ne filialin e Fakultetit të inxhinierise te USHT, në Vaun e Dejës e më pas në Universitetin e Shkodres, Luigj Gurakuqi). Ne vitin 1971, emërohet pedagog në katedren e Termoteknikës se FIM (USHT), sot Departamenti I Energjitikës në UPT, të cilën e drejtoi ne vitit 1999 – 2008.
Doktorohet në fushën e shkencave Energjitike (Termoenergjitika) ne UPT, fushë në të cilën ka një bilanc të pasur botues, mesimor dhe shkencor.
Ka qënë titullar I lëndëve: Termoteknika, Fizika Teknike, Transmetimi i nxehtësisë, Energjitikë dhe Makina Termike; fushë në të cilën ka botuar si autor dhe si bashkëautor mbi 23 tituj librash mësimor dhe ndihmës mësimorë.ka qënë drejtues I shkollës doktorale ne Termoenergjitikë, energjitikë dhe Klimatizim ku ka zhvilluar leksione në fushën e grupeve pas universitare.
Në fushën e tij të studimeve të doktoraturës për: Vlerësimin e efektivitetit termodinamik të prodhimit të kombinuar të energjisë me metodën eksergjitike, studime të tjera për koogjenerimin; përqëndrimin e prodhimit te energjisë dhe përdorimin e energjisë gjeotermale (për ngrohje), ka mbajtur shumë referate dhe ka botuar shumë artikuj shkencor si Brenda ashtu dhe jashtë vendit, në konferenca apo kongrese shkencore; apo ne organe te ndryshme shtypi.
Ka hartuar disa programe për lëndë të nivelit universitar dhe pas universitar, po ashtu ka marrë pjesë në mjaft projekte studimi dhe zbatimi të nivelit universitar , ministerial dhe shtetëror.

Në vitet 1994 – 2007, në kuadër të programeve të BE, ka bërë një seri specializimesh e kualifikimesh jashtë shtetit.; si në:

Politecnico di Bari në Itali (viti 1994; 4 muaj); (viti 2000 – 2001; 4 muaj); (viti 2005; 1 muaj) dhe (viti 2007; 2 javë), në Politecnico di Torino (viti 1999; 2 muaj), në Universitetin Teknik të Lisbones, Portugali ne ISO dhe IST viti 1997 2 javë, në qëndrën UNIDO në Pilzen, në Republikën Çeke viti 1998; 2 javë në Universitetin e Campo Basos, në Itali viti 2006 , 2 javë,

Është ndër bashkë-themeluesit e Shoqates Termoteknike Shqiptare dhe nje nga kryetarët e saj për disa vite, shoqatë e cila ka zhvilluar disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare ne bashkëpunim me Shqaten Termoteknike Italiane.
Eshtë ndër themeluesit, duke qënë për disa vite Kryetar I Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve Shqiptare dhe shkollave te tjera të larta (SPUSH).
Ka qënë drejtor I SHPU në Energjitikë dhe Klimatizim dhe në Termoenergjitikë duke udhehequr e reçenzuar disa doktorantë.
Ka qënë anetar dhe kryetar I Këshillit të Profesorëve te FIM ne UPT dhe anëtar I Këshillit te administrimit të UPT, I këshillit të botimeve ne BSHT dhe anëtar I I Keshillit Shkencor të FIM në UPT.
Ka qënë dhe është veprimtar i spikatur në shoqerinë civile.