ADRIAN-PAPAJANI

Prof. Dr. Adrian Papajani

Prof. Dr. Adrian Papajani është pedagog në Universitetin Europian të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, Departamenti i Psikologjisë, Edukimit dhe Sporteve. Ai ka mbi  3 dekada përvojë  në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor (arsimi parauniversitar dhe universitar).

Prof. Dr. Adrian Papajani është autor dhe bashkëautor i disa studimeve kombëtare rreth kurrikulës parauniversitare dhe veçanërisht Historisë Kombëtare parauniversitare, monografive, teksteve shkollore parauniversitare dhe universitare për mësues dhe studentë,i mbi  30 punimeve kërkimore në Shqipëri dhe jashtë saj.  Ai ka marrë pjesë në disa kurse ndërkombëtare, seminare dhe udhëtime studimore rreth mësimdhënies së historisë të organizuara nga Këshilli i Evropës, Instituti Georg-Eckert dhe Euroclio në vende të ndryshme evropiane. Është autor i disa programeve mësimore në  arsimin e Lartë. Prof.Dr. Adrian Papajani ka qenë koordinator dhe pjesëmarrës në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare për arsimin dhe trajnimin e mësuesve në bashkëpunim me UNICEF-in, Universitetin e Hapur në Milton Keynes (Mbretëria e Bashkuar), EUROCLIO, ish-anëtar i Ekipit Kombëtar të Testeve për pranimin e nxënësve të shkollave të mesme në universitete pas Garave Kombëtare, bashkëautor në hartimin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar (FESH) nën drejtimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë etj.