Prof. Dr. Kreshnik Bello
Prof. Dr. KRESHNIK BELLO ka një përvojë pune rreth 25 vjecare dhe aktualisht është Profesor i Marketingut pranë Universitetit Evropian të Tiranës. Ai ka përvojë si drejtues në universitet, ku ka shërbyer në pozicione si: Drejtues Universiteti, Dekan Fakulteti, Përgjegjës Departamenti, Zëvendës Drejtor i Shkollës Doktorale etj. Z. Bello ka dhënë mësim në disa universitete, në gjuhën Shqipe dhe Angleze, dhe ka qenë (dhe është) lektor dhe titullar i disa lëndëve në fushën e Marketingut dhe Menaxhimit. Profesor Bello ka fituar përvojë kërkimore dhe mësimdhënieje, në vende të ndryshme Evropiane, si në: Belgjikë, Bullgari, Kroaci, Danimarkë, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Itali, Poloni, Spanjë, Turqi, Mbretërinë e Bashkuar, etj. Ai ka punime të botuara në Revista Shkencore Ndërkombëtare (të indeksuara në Clarivate Analytics, Scopus, etj.) si: WSEAS Transactions on Environment and Development, Economics and Law, WSEAS Transactions on Business and Economics, European Journal of Research and Reflection in Management Sciences, Service Management, International Journal of Management Cases, Environmental Protection and Ecology, Hotel Link, a Hotel, Restaurant and Gastronomy Business Journal, etj. Profesor Bello flet 3 gjuhë të huaja, ndjek zhvillimet mbarë-botërore në fushën e ekonomisë dhe i integron ato në mësimdhënie dhe kërkim shkencor. Ai është autor dhe bashkë-autor i rreth 70 punimeve shkencore, të prezantuara në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe të botuara në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.