Hysen Mankolli-min (Custom)

Prof. Dr. Hysen Mankolli

Prof. Dr. Hysen Mankolli ka përfunduar studimet universitare dhe kualifikimet pas universitare në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit, të Universitetit Bujqesor, Tiranë. Shqiperi. Ka qënë pedagog me kohë të plotë pranë Universitetit Bujqësor dhe ka dhënë kontribut si antar i Senatit Akademik dhe si përgjegjës i seksionit të Ekologjisë. Ai ka ndërmarrë kërkim shkencor në bashkëpunim me shumë institucione akademike ndërkombëtare si Universiteti i Viterbos, Universiteti i Perugias, Universiteti i Barit dhe IAO Firence në Itali, Universiteti Teknik i Konias në Turqi, Universiteti i Maryland në Shtetet e Bashkuara te Amerikes, etj. Prof. Dr. Mankolli ka marrë pjesë në shumë projekte kërkimore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si anëtar dhe drejtues projektesh kërkimore-shkencore. Ai ka botuar si autor dhe bashkë-autor: 2 tekste univeristare, 2 monografi, mbi 30 artikuj shkencorë në revista me impact factor dhe me reputacion ndërkombëtar, dhe mbi 25 prezantime në konferenca ndërkombëtare ne USA, Itali, Turqi, Rumani, Bullgari, Maqedoni, Mali i zi. Konsulent shkencor në projektet mbi ndryshimet klimatike, NOA, University of Maryland College Park, USA.  Prof. Mankolli është Organizator i 15 Konferencave Nderkombetare te Ekosistemeve (International Conference of Ecosystems (ICE). Editor i Revistës “International Journal of Ecosystems and Ecology Science (IJEES)“, prej 2011, te indeksuar ne SCOPUS. Eshte reviewer dhe antar bordi editorial në revista ndërkombëtare me faktor impakti.

ORCID: 0000-0002-3979-2063

Google Scholar: https://scholar.google.com/citations?user=LOw9u9cAAAAJ&hl=en;

Scopus: https://www.scopus.com/authid/detail.uri?authorId=35791289300;

Researchgate: https://www.researchgate.net/profile/Hysen-Mankolli-2;

IJEES editor in chief: https://ijees.net/page-5-Editor-in-Chief.html;

Linkedin: https://www.linkedin.com/in/hysen-mankolli-53954816/?originalSubdomain=al;