
Prof. Assoc. Dr. Voltisa Gjergji
Prof. Asoc. Dr. Voltisa Gjergji është Doktore e Shkencave në Mjekësi nga Universiteti i Hamburgut, Gjermani. Është diplomuar si Mjeke e Përgjithshme dhe është specializuar si “Psikiatre për fëmijë dhe adoleshentë“ nga Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës. Ka kryer disa specializime jashtë vendit nga Qëndra Universitare Charite-Berlin, Qendra Universitare e Hamburgut – Klinika për Psikiatrinë dhe Psikoterapinë e fëmijëve dhe adoleshentëve, Universiteti i Amsterdam-it, King’s College London, Qëndra Spitalore Universitare e Vienës dhe Universiteti i Salzburgut. Ka eksperiencë klinike 20 vjeçare, punon si profesioniste e lirë psikiatre dhe është e liçensuar nga Urdhri i Mjekut të Shqipërisë në fushën e shëndetit mendor të moshave të reja që nga viti 2008. Është autore e botimeve brenda dhe jashtë vendit. Që nga viti 2013 punon si pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës dhe është Dekane e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin Europian të Tiranës që nga viti 2021 dhe në vazhdimësi. Fokusi i saj kërkimor është në shëndetin mendor të moshave të reja. Ka punuar në zyrën e marrëdhënieve me jashtë të Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Tiranës si koordinatore e projektit amerikano- austriak «Open Medical Institute» për edukimin e mjekëve në vazhdimësi në vitet 2004-2009.