demo_image

Msc. Sindi Myftaraj

Sindi Myftaraj është pedagoge me kohë të plotë në Universitetin Europian të Tiranës, pranë Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, në Departamentin e Informatikës dhe Teknologjisë së Informacionit.

Ka përfunduar studimet Bachelor në Teknologji Informacioni, me profil Informatikë Ekonomike, dhe Masterin e Shkencave në Inxhinieri Informatike, me profil Inxhinieri Software, pranë të njëjtit universitet.

Pas studimeve, ka ndjekur një bootcamp 9-mujor për programim full-stack, duke fituar njohuri të thelluara në zhvillimin e aplikacioneve web dhe në përdorimin e teknologjive bashkëkohore të zhvillimit. Ka përvojë pune si Quality Assurance (QA) Tester pranë kompanisë Hacon, ku ka qenë pjesë e programit Working Students, që ndërthur formimin akademik me eksperiencën profesionale.

Fushat e saj të interesit dhe kërkimit përfshijnë zhvillimin web dhe programimin praktik.

Orcid- 0009-0003-1465-0872